Home KRYESORE Akili flet në celular! Fotoja ironike e Brad Pitt në sheshxhirimin e...

Akili flet në celular! Fotoja ironike e Brad Pitt në sheshxhirimin e filmit “Troja”

Nga ROLAND QAFOKU

Pa dyshim që ylli i Hollywood, Brat Pitt, ka luajur rolin më të arrirë të karrierës në filmin “Troja” me personazhin e Akilit. Kjo është një fotografi në sheshin e xhirimit në një moment të shkurtër pushimi. (Kortezi e Gaqo Cyfekut) I veshur me armaturën e heroit të Homerit, ngjan shumë ironike që ai është duke folur në celular.

Pra, ndërkohë që luan rolin e Akilit që ka jetuar mbi 3 mijë vjet më parë, komunikon në vitin 2004 kur u realizua filmi. Në celuloid është fiksuar një njeri i vetëm që simbolizon dy epoka kaq të largërta nga njëra-tjetra, por që i ka sjellë bashkë te vetja e vet. Në fakt ka patur shumë diskutime për rolin e Pitt në këtë film.

Madje jo vetëm të tij, por edhe të Eric Bana që luan Hektorin dhe të Orlando Bloom që luan Paridin. Të tre janë shumë bukuroshë për të sjellë realë heronjtë e Trojës që vërtetë kishin forcë të madhe fizike por po aq e vërtetë është se nuk mund të ishin aq të pashëm sa në film.

Megjithatë, këtu del në pah mjeshtëria e regjisorit Wolfgagng Petersen që e ka përshtatur aq bukur “Iliadën” për ditët e sotme dhe për publikun e sotëm.

Aq sa tre burrat më “garipa” të Hollywood-it të na duken aq realë sa tre burrat më trima dhe më të fortë të rruzullit që jetuan 3 mijë vjet më parë. Po aq sa edhe kjo foto na bën të fantazojmë sikur Akili të jetonte në kohët tona dhe përveç të tjerave sigurisht do komunikonte edhe në celular.

Ndoshta, por vetëm se nuk do kishim shans ta dispononim numrin e tij.

Share: