Home Gjeo-Ekonomia Walker: Vuçiç në Hagë! Ish-ambasadori: Nuk kishte zinxhir komandues si ushtria serbe

Walker: Vuçiç në Hagë! Ish-ambasadori: Nuk kishte zinxhir komandues si ushtria serbe

Ish-ambasadori i OSBE, William Walker i cili i tregoi botës mizoritë serbe në Kosovë  ka folur për gjykimin në Hagë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai u shpreh se është i mllefosur nga këmbëngulja e ndërkombëtarëve që të ketë një prokuror special për të shqyrtuar krime të pretenduara nga UÇK. Walker shton se dihet se kush ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ata janë trupat, policia e ushtria serbe.

“Jam shumë i mllefosur nga këmbëngulja e bashkësisë ndërkombëtare që të ketë një prokuror special në Hagë për të shqyrtuar krimet e luftës të kryera nga UÇK-ja dhe duke pretenduar se Hashim Thaçi ishte komandant suprem i UÇK-së. Shumica dërrmuese e krimeve të luftës që janë kryer këtu janë kryer nga trupat serbe, policia serbe, ushtria serbe dhe njësitë speciale serbe”,thotë Walker për Geopost.

Ai thotë se zinxhir komandues kishte në Qeverinë e Millosheviçit, dhe jo në UÇK.Në krye ishte Vuçiç, ndaj sipas Walker, duhet të ketë Gjykata Speciale edhe për të.

“Vuçiç ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviçit. kur do të kenë një Gjykatë Speciale për ta, ky ishte një zinxhir i vërtetë komandues! UÇK-ja realisht nuk e kishte, ishin të çorganizuar, njëri komandant ishte në Pejë, tjetri në Podujevë, nuk ishin zot lufte, por e kishin nën kontroll zonën e tyre, nuk merrnin urdhra. Pra, gjërat e këqija që ndodhën më pas, mendoj se i bënë civilët që u kthyen këtu, ata panë se çfarë kishte ndodhur me fshatin e tyre, nuk u pëlqente dikush që ishte bashkëpunëtor ose që kishte marrë pjesë në një krim, ja ku u kryen krime, por nuk ishin krime lufte nga lart”, thotë Walker.

“Shikoni se çfarë bëri ushtria serbe, policia serbe, njerëzit që ishin nën komandën e Millosheviçit dhe Vuçiçit. Unë jam shumë kritik ndaj asaj që po ndodh në Hagë tani”, tha ai.

Top Channel

Share: