Home Gjeo-Ekonomia Rebelimi i mercenarëve , ekspozoi cenueshmërinë e pushtetit të Putinit

Rebelimi i mercenarëve , ekspozoi cenueshmërinë e pushtetit të Putinit

Nga Korab Blakaj

Duket se fjalët e filozofit dhe sociologut rus Gregory Yudin, të thëna në prill të vitit 2023 ,se “lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të jetë një fatkeqësi për Rusinë nga çdo përspektivë e mundshme” po tregohen mëse të qëlluara .

Më 24 Qershor, një ngjarje e çuditshme,spektakulare me plot elemente teatrale,remineshencë e Oborrit Otoman me jenicerë të rrebeluar, ekspozoi një grindje të gjatë dhe publike mes Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i PMC Wagner, dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Ky incident, potencialisht tronditës për ndikimin e Putinit karshi rivalëve , kundërshtarëve dhe aleatëve ndërkombëtarë-edhe pse ishte thuajse epizodik, do ta lëkund pamposhtshmërinë e përceptuar të Presidentit Putin.

Detajet,motivet dhe qëllimet kryesore të revoltës së Prigozhin mbeten akoma të padetajuara dhe me pasoja afatëgjata , por që mund të deduktohen në tri shtylla.

*1 Rivalitetet e kundërta midis fraksioneve brenda agjensive të pushtetit rrezikojnë përballjen me paralizë të shtetit :

-Lufta për pushtet jo vetëm që minon aftësitë për të koordinuar operacionet ushtarake që vazhdojnë në mënyrë efektive, por gjithashtu potencon ndikimin e mundshëm dhe të rivalitetit në vet pozicionin e Putinit.Ky rivalitet, moskordinim u demonstrua qartë më “Marshimit për Drejtësi” të Wagnerit, inkursioneve të Legjionit të Lirisë së Rusisë si dhe Trupave Vullnetare Ruse në rajonin e Belgorodit në maj 2023.
E tëra kjo përforcon më shumë konkludime.
Rusia ka një aparat të gjerë sigurie dhe ushtarake, por paradoksalisht ka mbetur pa mbrojtje.

*2 Roli ambivalent dhe i papërcaktuar i popullit rus në këtë përplasje për pushtet :

-Ndikimi politik dhe roli i Prigozhin si një ‘lajmëtar i së vërtetës’ mund të ketë qenë i qëndrueshëm,dhe dëshmitë publike sugjerojnë se ata kanë qenë njerëzit e popullit. Gjatë marshimit në Rostov, popullsia jo vetëm që nuk u revoltua spontanisht kundër mercenarëve Wagner; përkundrazi pati përkrahje dhe admirim publik të qartë për mercenarët e Wagnerit. Për më tepër, studimi i opinionit tregon se Prigozhin gëzon një reputacion në mes të popullatës. Për shembull, në një pyetje të hapur të bërë në fund të majit, duke pyetur për kandidatin e preferuar presidencial 300 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të 2024, Prigozhin u rëndit i dyti (megjithëse dukshëm pas Vladimir Putinit, por shumë përpara Sergei Shoigu).

*3 Evoluimi i deklaratave të Putinit :
Kërcnimet ,masat ndëshkuese kundër Prigozhin fillimisht nga Putini, jo vetëm që nuk u vunë në veprim,përkundrazi Kremlini kërkoi ndihmë nga jashtë-nga Belorusia që të negocionte me Prigozhin për të shuar rebelimin dhe ndalimin e ti te marshit drejt Moskës.

Me gjithë ngazëllimin dhe dëshirat intuive të prodhuara nga rebelimi spektakular i Prigozhin kjo nuk është domosdoshmërisht opurtune për Ukrainën dhe aleatët e saj që mbështesin luftën e Ukrainës .Dy janë rreziqet që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe masa paraprake:

I pari :Është imperativ të mos keqinterpretohet rebelimi i Prigozhinit kundër Moskës.Ky rrebelim nuk duhet asesi të nënkuptojë kundërshtimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, por përkundrazi si një kërkesë,nxitje për një qasje më efektive, më të vendosur dhe të koordinuar ndaj luftës kundër Ukrainës.Andaj, veprimet e Prigozhin mund aktualisht të forcojnë “krahun~ entuziastët e luftës”, duke glorifikuar përsonifikimin e flijimit me vendosmërinë e regjimit në luftë si traditë e veçantë e trashegimisë shpirtërore dhe kombëtare ruse. Kjo veqse forcon gatishmërinë e palëkundur të Putinit për të përdorur dhunën sa herë që rrezikohet pushteti autokrat i tij.

I dyti:Grushtshteti i Gushtit të vitit 1991, kriza kushtetuese e vitit 1993,tani rebelimi i Prigozhin mund të shihen si një vazhdimësi e incidentëve kërcënuese të Rusisë dhe jostabilitet i regjimit që nga viti 1990.Të gjitha këto thyerje kanë ngritur alarmin në axhendat e Përëndimit në formen e një skenari të frikshëm dhe tejet tmerrues ; kush do ta mbikqyrë , menagjojë kontrollin, komandimin e arsenalit enorm bërthamor, kolapsin e shtetit, anarkinë dhe efektet e një shteti në cthurje, ku dhuna masive,kaosi,konfrontimet ndëretnike ,migrimi masiv etj do të jenë të pamenagjuara,rrjedhimisht pra katastrofale për terë botën e sidomos për botën Përëndimore.

Shqetësimet e theksuara të fuqive Përëndimore për dallim nga vitet 1990 janë se tani nuk kanë asnjë pikë të vetme kontakti brenda Rusisë për të trajtuar ose menagjuar kriza në nivel dhe intensitet të tillë.

Sa është rrezikuar pushteti i Putinit, dhe a është rrezikuar në atë masë sa të sfidohet nga rivalet brenda pushtetit të tij?

Bazuar në backgraundin dhe veprimet e tij,një kolaps i menjëhershëm nuk ka gjasa të ndodhë.Pasojat e revoltës së Prigozhin mund të bëhen shkak për ndryshime të rëndësishme të përsonelit dhe preteks për kspastrime të mundshme në krye të institucioneve të ndryshme të pushtetit. Prioriteti i menjëhershëm i Kremlinit do të jetë konsolidimi i pushtetit me besnik të tij .Por dimensioni i plotë i rolit të Prigozhin në luftën me Ukrainën dhe intrigat politike brenda Kremlinit mbeten të paqarta ndoshta për një periodë të gjatë.Ajo që tani ka filluar të evidentohet qartë është:

  • Lufta e Putinit për të ruajtur pushtetin është intensifikuar, është bërë gjithnjë e më komplekse më e errët, duke rezultuar në rritje të pasigurisë, dyshimit dhe nervozizmit brenda kupolës se pushtetit.
    *Ky diverzion i papritur e ka detyruar Putin të vetmbyllet në rreth vicioz, ku asnjë zgjedhje nuk është as premtuese e as opurtune për përspektivën e tij politike..Kjo mund ta shtyejë atë drejt vendimeve impulsive dhe reagimeve emocionale, veprimeve dëshpëruese,përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike.
    Tani më , është e qartë se rezultati i luftës së Putinit kundër Ukrainës do të percaktojë të ardhmen e tij si president dhe njëherit do ta përcaktojë fatin e Rusisë si shtet. Kjo situatë për jetë a vdekje do të ndikojë decitivisht në rrjedhën e luftës, në dinamikën e mundshme të përshkallëzimit të konfliktit me NATO-n.
Share: