Home Gjeo-Ekonomia Ja kësisoj mbetëm, pa pisha e pa plazh!

Ja kësisoj mbetëm, pa pisha e pa plazh!

Ja kësisoj mbetëm, pa pisha e pa plazh.

Nga Artur Beu

Sa herë kaloj në Qerret dhe me thënë të drejtën kisha më shumë se 5 vite pa kaluar mërzitem. Përse do thoni ju? Po ja, i njejti avaz. Kaloj nga bregu i detit dhe fillojnë tabelat. Plazh privat këtu e plazh privat atje. Po e marr me dy a tre fshatrat që janë në Qerret dhe këtu do të më ndihmonte shumë një reagim i bashkisë. Përse përpara fshatrave rezidenciale me emra ekzotikë, që tashmë konsiderohen plotësisht privatë sa i takon pjesës së pishave që ka mbetur aty brenda rezidencave me porta me punonjës sigurie, edhe në anën e bregut zgjatet prona? Jo sepse i njejti avaz sikurse këto 20 vitet e fundit, ka çadra fikse me tuba e kolona të lloj lloji e me stile për t’u veçuar nga njëra tjetra ku nuk mundet të vendosësh një çadër tënden sikurse duhet bërë.
Duke kaluar aty sot, në një nga këto pjesët “private” afër bregut kishte ardhur një baba me djalin e tij, që mesa duket janë të këtyre anëve dhe kishte vendosur një çadër të vogël e një peshqir, sepse normal që shezlong nuk mundej. Përballë kishte disa nga këta privatët e plazhit privat me çadra e shezlongë perandorake që i shikonin me përbuzje sikur i kishin shpall luftë.
Ku i gjetën këta këto prona këta?

Nga këto anë deri para 20 vitesh dëgjohej era e pishave që të çante hundën. Tani pishat janë brenda pronës private të marrë me koncesion 99 vjet dhe aroma i ka ikur me kohë. Sikur të duash të qëndrosh nën hijen e një pishe duhet të blesh një vilë me vlerë tregu diku tek 1 apo 2 milion euro a ku ta di unë.

Ja kësisoj mbetëm, pa pisha e pa plazh.

Share: