Home Gjeo-Ekonomia Takimi Vuçiç-Zelenskyy në Greqi/ President serb: Theksova se Serbia respekton integritetin territorial...

Takimi Vuçiç-Zelenskyy në Greqi/ President serb: Theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Athinë. Gjatë bisedimeve, Vuçiç i bëri me dije Zelenskyy-t se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës.

“Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Zelenskyy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne i pamë ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilën e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit… Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka takuar në Athinë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy”, shkruan Vuçiç në rrjete sociale.

Të hënën, në prag të një darke jozyrtare për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë, organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Vuçiç tha se presidenti ukrainas kishte kërkuar bisedime dypalëshe dhe se do të bisedonte privatisht me Zelenskyy-n për gjithçka që ka ndodhur së fundi, për Kosovën dhe për njohjen dhe mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave dhe të gjitha çështjeve të tjera, shkruajnë mediatserbe. 

360grade.al

Share: