Home KRYESORE Bardhi ironizon Bashën: S’mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin...

Bardhi ironizon Bashën: S’mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin i vogël në parti

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka ironizuar së fundmi Lulzim Bash sa i takon veprimeve të tij brenda partisë.

I ftuar në Report TV, Bardhi u shpreh se Basha nuk mund të shtiret si ‘pro-amerikan’ ndërkohë që sillet si ‘Putin i vogël’ në parti.

‘Secili prej partnerëve tanë ka partneritet me Shqipërinë. Cilido që duke mbajtur ndezur konfliktin në PD ka ngritur një kurth nda opozitës. Ata partnerë te Kuvendi i Bashës. Nuk kanë asnjë partneritet me asnjë individ kanë partneritet me Shqipërinë. Partnerët ndërkombëtar nëse kanë një qëndrim publik i bëjnë publike qëndrimet e tyre dhe nuk ndërhyjnë në konfliktet e brendshme të partive politike. Pro-perëndimor më bëjnë qëndrimet e mia. Nuk mund të bëj pro amerikan kur sillem si Putin i vogël në Partinë time. Të gjithë ne tjerët jemi mbyllur në një bunker dhe ka dalë Basha mbi bunker duke valëvitur flamurin amerikan.’– tha Bardhi.

Share: