Home KRYESORE Basha e Bardhi ‘sfidojnë’ njëri-tjetrin/ Kreu i PD mbledh Kolegjin e Kryetarëve!...

Basha e Bardhi ‘sfidojnë’ njëri-tjetrin/ Kreu i PD mbledh Kolegjin e Kryetarëve! Një orë më vonë deputetët thirren në një takim për unifikimin e aksionit opozitar

Ditën e nesërme, në 5 shtator, dy grupime të Partisë Demokratike do të zhvillojnë mbledhje të ndryshme.

Gazment Bardhi më herët kishte njoftuar se do të zhvillonte një takim me deputetët, ku ftesën e konfirmoi sot edhe Sali Berisha. Takimi do të mbahet në orën 12 dhe ka si qëllim unifikimin e aksionit opozitar.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë ftuar edhe aleatët Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka e Fatmir Mediu të cilët në 25 prill u zgjodhën deputetë si pjesë e koalicionit me PD.

Ndërsa sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar se në orën 11 ditën e nesër do të zhvillojë nje mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve.

Në Kuvendin Kombëtar që Lulzim Basha thirri të shtunën shkarkoi nga posti i kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhin dhe këtë detyrë e mori përkohësisht vetë Basha.

360grade.al

Share: