Home Approccio Italo Albanese Mes lotëve dhe duartrokitjeve, përcillet për në Shqipëri trupi i Klajdi Bitrit

Mes lotëve dhe duartrokitjeve, përcillet për në Shqipëri trupi i Klajdi Bitrit

Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, i cili u vra në Itali është përcjell sot drejt Shqipërisë.

Mediat italiane bënë publike edhe video të momentit kur arkëmorti i të riut është marrë nga morgu.

Ashtu siç shihet edhe në video, në përcjelljen e trupit të të riut kanë marrë pjesë qindra persona dhe arkivoli i tij ka qenë i mbuluar me flamurin shqiptar.

“Me lot në sy dhe me duartrokitje, qindra persona, italianë dhe shqiptarë përcollën nga porti i Ankonës për në vendlindje Klajdin, aty do të prehet i qetë dhe në paqe”, shkruajnë mediat italiane.

“Drejtësi, drejtësi, drejtësi!” kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut, Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

Kujtojmë se 23-vjeçari u vra teksa ndërhyri në një konflikt për të mbrojtur mikun e tij italian dhe u qëllua me shtizë peshkimi nga një 27-vjeçar algjerian./Opinion.al

Share: