Home Approccio Italo Albanese Ministrja Balluku takim me drejtuesen e Operatorit TERNA në Romë: Ka nisur...

Ministrja Balluku takim me drejtuesen e Operatorit TERNA në Romë: Ka nisur puna për projektin Shqipëri-Itali

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim në Romë me drejtuesen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit italian, TERNA, Giuseppina Di Foggia.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka zbuluar se diskutuan mbi mundësitë e projektit të interkonjeksionit Shqipëri-Itali.

Sipas Ballukut, realizimi i një interkonjeksioni Shqipëri-Itali do të krijonte një korridor të ri të gjelbër energjetik duke kontribuar gjithashtu edhe në ndërlidhjen dhe sigurinë energjetike të rajonit.

Romë, takim me Giuseppina Di Foggia, drejtuese e Operatorit të Sistemit të Transmetimit italian, TERNA.

Diskutuam mbi mundësitë e projektit të interkonjeksionit Shqipëri – Itali, duke shprehur mendimin e përbashkët që skuadrat e të dyja vendeve të nisin punën e përbashkët për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik. Realizimi i një interkonjeksioni Shqipëri-Itali do të krijonte një korridor të ri të gjelbër energjetik duke kontribuar gjithashtu edhe në ndërlidhjen dhe sigurinë energjetike të rajonit. Takimi vjen në vijim të Takimit të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri – Itali, mbajtur më 27 shtator të këtij viti”, ka shkruar ministrja./abcnews.al

Share: