Home KRYESORE Violinistja Ina Kosturi nderohet në dy veprimtari ndërkombëtare

Violinistja Ina Kosturi nderohet në dy veprimtari ndërkombëtare

Prof. Asoc. Ina Kosturi pedagoge e violinës në Fakultetin e Muzikës është nderuar sëfundmi për krijimet e saj në violinë në dy konkurse të rëndësishme ndërkombëtare.

Në Konkursin Compositon Competition Malte nderohet me çmimin e parë në kategorinë instrument solo me “Capriciot per violinë solo“ 2023.

Central Academy Malte organizon nga 2014 konkurse interpretimi, kompozicioni me pjesëmarrjen e muzikantëve nga mbare bota.

Është hera e parë që Shqipëria është fituese dhe nderohet me çmim të parë. Si dhe me çmimin e tretë në “Amadeus Composition Competition“ Vjene (ne kategorinë muzikë instrumentale , koncert solo) me Koncertin për violin ne la minor.

Vlerësuar nga një juri personalitetesh të botës së kompozicionit, profesorë e rektorë të Universiteteve të Muzikës nga Austria, Gjermania, SHBA, muzika shqiptare për violinë qëndron krahas emrave të njohur të Katharina Nohl, Attilia Kiyoko Certinori, Michael Damian, Ratko Delorko.

Share: