Home KRYESORE Merr flakë kati i pestë i një pallati, humb jetën 57-vjeçari në...

Merr flakë kati i pestë i një pallati, humb jetën 57-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë ku ka marrë flakë kati i pestë i një pallati e për pasojë një person ka humbur jetën. 

Zjarri ka rënë rreth orës 02:55 në rrugën “Ferit Xhajko”.  Gazetarja Dorjana Bezat mëson se vatra ka qenë në kuzhinën e apartamentit dhe është përhapur deri tek dhoma e gjumit.

Ndërsa 57 vjeçari është gjetur në dhomën tjetër e cila nuk ka pasur zjarr, por dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Ai ishte i martuar dhe kishte një femijë por në momentin e ngjarjes ka qenëi vetëm. Viktima është gjetur i shtrirë në një krevat.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit që nuk ka mundur dot të dalë pavarësisht se dera e apartamentit ka qenë e hapur.

Për rastin është ngritur një grup hetimor për të hetuar ngjarjen.

Top Channel

Share: