Home Gjeo-Ekonomia Rama firmosi marrëveshjen për të marrë emigrantët në Shqipëri, juristi: Është anti-kushtetuese

Rama firmosi marrëveshjen për të marrë emigrantët në Shqipëri, juristi: Është anti-kushtetuese

Juristi Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët që do të vendosen në Lezhë.

Daci theksoi se marrëveshja është anti-kushtetuese, pasi Shqipëria nuk mund të vendos territor në dispozicion të Italisë .

Ai sqaroi se marrëveshja duhet të kishte marrë miratimin nga Presidenti dhe ratifikimin nga parlamenti.

“Ka dy lloj marrëveshjes, marrëveshjes që lidhen në emër të qeverisë dhe në emër të vendit. Marrëveshjet që prekin territorit i nënshtrohen ratifikimit. Për të shmangur ratifikimin është zgjedhur në emër të qeverisë. Nuk mund të shtrihet fare një marrëveshje nëse nuk jep pëlqyshemëri Presidenti. Është e ndaluar që territori i Shqipërisë të jepet si ekstra territor. Kushtetuta nuk lejon që qoftë dhe një milimetër territor nuk mund t’i jepet një shtetit tjetër. Procedura për emigrantët do të zgjasin me vite”,-tha Daci./Opinion.al

Share: