Home KRYESORE Berisha i braktisur nga të gjithë, Artur Zheji: Çfarë mesazhesh përcolli Meta...

Berisha i braktisur nga të gjithë, Artur Zheji: Çfarë mesazhesh përcolli Meta në daljen publike

Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Real Story”, komentoi shfaqjen publike të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nuk ishte në shesh në protestën e thirrur prej Berishës, por zgjodhi të mbajë një qëndrimi publik përmes një konference për mediat.

Sipas Zhejit, deklarata e Metës ishte e saktë, e ftohtë dhe mbi të gjitha tregoi se nuk është dakord me thirrjet e Berishës për “revolucionin e pretenduar”.

“Dikur ishte një shprehje, që stigmatizonte Metën: Ilir Meta i di vetë punët e veta”, thuhej me dashamirësi. E ndoqa konferencën e shtypit, ishte e ftohtë, e akullt, shumë cerebrale dhe e saktë.

Duket në mënyrë elegante ose diplomatike që Meta nuk është dakord me vijën mbrojtëse të doktorit me thirrjet për revolucion apo me të gjitha këto.

Ishte e paangazhuar, një deklaratë prej diplomati dhe jo të një politikani, i cili vë pasionin në të njëjtin nivel me objektivat e tij politike”, theksoi ai.

360grade.al

Share: