Home KRYESORE Detajet/ Parlamenti dha autorizim për arrestimin e Berishës! Çfarë pritet të ndodhë

Detajet/ Parlamenti dha autorizim për arrestimin e Berishës! Çfarë pritet të ndodhë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha dha detaje se çfarë pritet të ndodhë pasi Parlamenti votoi pro kërkesës së SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Një burim jo zyrtar tha për gazetaren e Top Channel se dy prokurorët do t’i drejtohen Gjykatës së Posaçme me kërkesën e arrestit shtëpiak.

Sipas Hoxhës, gjyqtarja ka afat për ta shpallur 5 ditë këtë vendim, i cili pritet që të mbyllet brenda kësaj jave.

Përmes një korrieri special ose përmes postës, SPAK i drejtohet gjykatës së posaçme me zëvendësimin e masës nga detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, në një masë më të ashpër për të cilën ende prokurorët nuk konfirmojnë, as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht nëse do të jetë arrest me burg apo arrest në shtëpi. Një burim jo zyrtar tha për Top Channel se dy prokurorët do t’i drejtohen me kërkesën e arrestit shtëpiak, por ky version vijon të mos jetë zyrtar. Burime që i referohen jurisprudencës bëjnë me dije se Irena Gjoka s’do të jetë në dhomë këshillimi, por pritet të thërrasë palët, nga njëra anë SPAk, mbrojtjen e Berishës, dy avokatët dhe ish kryeministrin për të zëvendësuar masën e sigurimit personal. Gjyqtarja ka afat për ta shpallur 5 ditë këtë vendim, pritet që të mbyllet kësaj jave. SPAK të procedojë me shpejtësi dhe ajo pasi t’i shqyrtojë të dalë me një vendimmarrje, nuk dihet se si do të vijohet, nëse do të shikohet i njëjti film ku gjykata tentoi të njoftojë disa herë masën ndaj ish kryeministrit”, tha Hoxha.

Top Channel

Share: