Home Gjeo-Ekonomia Zgjedhjet presidenciale në Rusi, Putin dorëzon zyrtarisht kandidaturën e tij si i...

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, Putin dorëzon zyrtarisht kandidaturën e tij si i pavarur

Presidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur zyrtarisht dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë për t’u regjistruar si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Ai i dorëzoi ato”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për mediat shtetërore ruse.

Mbështetësit e Putinit të shtunën e emëruan zyrtarisht atë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 si një kandidat i pavarur.
Emërimi nga një grup prej të paktën 500 mbështetësish, sipas ligjit zgjedhor rus, është i detyrueshëm për ata që nuk konkurrojnë nën logon e një partie.

Kandidatët e pavarur gjithashtu duhet të mbledhin të paktën 300,000 nënshkrime mbështetjeje nga 40 rajone ose më shumë.

360grade.al

Share: