Home Gjeo-Ekonomia Ambasadorja e Kinës në Tiranë takon Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë

Ambasadorja e Kinës në Tiranë takon Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë

Ambasadorja e Kines ne Shqiperi (Foto Facebook Ambasada e Kines ne Shqiperi)

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, zhvilloi një takim me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë.

Në një njoftim zyrtar të Ambasadës së Kinës në Shqipëri thuhet se ambasadorja u takua me presidentin e Këshillit, Besnik Mustafaj, bashkëthemeluesin dhe shefin ekzekutiv, Genc Mucaj, si dhe me disa anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Shqipëri dhe çështje me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kinës. (Irma)/CRI.CN

Share: