Home Approccio Italo Albanese Duke pritur Festival di Sanremo 🎧🎙đŸ“ș đŸ§‘đŸ»â€đŸŽ€đŸ‘©â€đŸŽ€Riccardo Cocciante

Duke pritur Festival di Sanremo 🎧🎙đŸ“ș đŸ§‘đŸ»â€đŸŽ€đŸ‘©â€đŸŽ€Riccardo Cocciante

Nga Adela Kolea


Kantautori – njĂ« nga tĂ« preferuarit e mi – qĂ« nuk Ă«shtĂ« i gjatĂ« fizikisht, siç e pohon ai vetĂ« Ă«shtĂ« 1.58 por, ama Ă«shtĂ« artist nĂ« lartĂ«sinĂ« e duhur.
đŸ©”đŸŽčđŸŽ™đŸŽŒ

Ai është mishërimi i origjinës së përzier, interkulturës, emigracionit etj.

Kjo pasi – pak vetĂ« e dinĂ« kĂ«tĂ« – Riccardo Cocciante ka lindur nĂ« Ho Chi Minh, quajtur ndryshe Saigon, nĂ« Vietnam, mĂ« 1946.

Babai i tij, italian, e Ă«ma, franceze.

Riccardo ka nĂ«nshtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ« italo – franceze dhe nĂ« FrancĂ« e thĂ«rrasin Richard Cocciante.
Ai jetoi në Vietnam deri në moshën 11 vjeçare e më pas u vendosën si familje në Romë, Itali.

Sot ai jeton në Dublin, Irlandë.
Riccardo flet 9 gjuhë të huaja:

Frëngjisht, anglisht, italisht, spanjisht, rusisht, gjuhë koreane, gjuhë fiaminge, polonisht, gjuhë kazake.
“NĂ« bashkimin e kulturave tĂ« ndryshme, aty qendron pasurimi ynĂ«!” – Ă«shtĂ« moto e tij.

I martuar me një franceze, në 1990 u lind një djalë. Djali sot merret me grafikë.

Riccardo ka vizituar edhe ShqipĂ«rinĂ«, pasi ai qe fillimisht coach i Elhaida Danit, e cila edhe fitoi nĂ« edicionin e 2013-Ă«s nĂ« talent show “The Voice of Italy”.

Që nga 1998-a, Riccardo ka qenë në 20 vende të botës, me 5400 koncerte, ndjekur nga 13 milionë spektatorë.

Muzikën, Riccardo e ka praktikuar si autodidakt, pa marrë leksione asnjëherë.

Ai pohon se nuk di të shkruajë apo të lexojë asnjë notë muzikore, pikërisht për faktin se është autodidakt e nuk ka studiuar muzikë.

Share: