Home KRYESORE Kryetari i Gjykatës së Lartë propozoi ndëshkim për avokatët dhe prokurorët që...

Kryetari i Gjykatës së Lartë propozoi ndëshkim për avokatët dhe prokurorët që abuzojnë me dosjet, reagon Dhoma e Avokatisë

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me propozimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë për ndëshkimin e avokatëve dhe prokurorëve që abuzojnë me dosjet.

Ajo e konsideron një praktikë unikale të paprecedentë këtë propozim, që nuk zbatohet në praktikat gjyqësore botërore.

Në njoftimin e bërë thuhet se ky propozim pretendon të vihet në zbatim në momentin që gjykata vëren vonesa në gjykim dhe për rrjedhojë krijohen stok dosjet ndër vite.

“Të fajësosh rekurset e bëra qofshin këto dhe të pabazuara nga avokatët, për shkak të vonesave në gjykim, e për rrjedhojë edhe stokut të krijuar, është një qëndrim jo korrekt, i pavërtetë dhe jo transparent. Me këtë deklarim e qëndrim, cënohen hapur të drejtat themelore. Së pari, cënohet e drejta e çdo individi për t’ju drejtuar gjykatave të çdo niveli. Së dyti, cënohet e drejta e avokatit për të ushtruar pa kufizim realizimin e mbrojtjes së interesave ligjore që subjekti përfaqëson”, thuhet në njoftimin e Dhomës së Avokatisë.FOTO GALERI1/2

Share: