Home KRYESORE PAQJA NË ZEMËR!

PAQJA NË ZEMËR!

Nga Francesca Gallello

Me sy të shuar shikoj një botë që shkrumbohet
Buzëqeshje fëmijësh trasformuar në lot
dhe këngë dhimbjesh në vajtime njerëzore
Një nënë përqafon fort fëmijën e saj
i veshur ushtar
Të cilin një njeri mizor dorën i armatosi
për të vrarë të rinj si ai
dhe për t’u marrë fëmijët nënave të tyre
e nënat fëmijëve të tyre.
Shikimin tim drejt qiellit drejtoj
ti, pafundësi, kushdo qofsh,
pranoji lutjet e paqes dhe thaji ato lot
që botën lajnë me gjak.
Kije forcën të shtrish
dorën tënde dashamirëse ndaj njerëzimit,
bë të shkëlqejnë sërish buzëqeshjet
në fytyrat e fëmijëve
dhe shpresën në zemrat e çdo nëneje.

SI GJETHJA NË ERË

Lërmë që zemra ime papushim le të gjakoset
Mos i tha lotët e mi
Mos ma përkëdhel fytyrën
Për të tharë lotët e mi
Era do të shpupurisë mendimet e mia
Dhe tek ty do t’i sjellë
Me fjalë të panjohura dhe vajtimin tim
nga një melodi e trishtuar do të shoqërohet
që nga ty do të më largojë
si gjethja në erë.

KUJTIME DASHURIE

Si degët e qershisë
zemra ime do të lulëzojë midis mendimesh
dhe tinguj të ninullës.
Në sytë e mi, buzëqeshja jote
kujtim i pafund
i një dashuri që ishte.

MIDIS REVE

Midis reve të fryra nga shiu
fytyrën tënde sërish shoh.
Të përhapur midis dallgëve shkumëzuese
të lumit të madh
që tutje shpien, heshturazi
premtimet që nuk i mbajte.

NDALOJE MENDIMIN

Ndaloje atë mendim zemërimi
mos e shkatërro shpresën!
Dëshpërimisht toka ulërin
e lodhur gjak të pafajshëm të thithë
që shpirtin ia helmon.
Një lutje që vjen nga zemra
ilaç që kuron plagët dhe than lotët mund të jetë.
Mos e mbushni zemrën me urrejtje
fara dashurie shpërnda në çdo tokë
shemb mure dhe hap gardhe
njerëzimi ka nevojë për dashuri dhe paqe!

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare

Share: