Home KRYESORE Sherri me Açkën, Flamur Noka: “Brava” po keqpërdor gratë si padroni i...

Sherri me Açkën, Flamur Noka: “Brava” po keqpërdor gratë si padroni i tij, Rama

Demokrati Flamur Noka i ftuar në A2 CNN ka shpjeguar atë se çfarë ndodhi sot në Komisionin e Mediat, ku së bashku me Gazment Bardhit patën një përplasje me kolegen e tyre, Flutura Açka.

Duke pasur një lloj reflektimi, ndonëse jo në masën për të kërkuar falje, Noka tha se u detyrua që të reagojë kur pa se si Brava, siç quan Lulzim Bashën, po përdorte të njëjtin skenar sipas tij si Edi Rama, duke keqpërdorur gratë.
Në emisionin “Debat” me gazetaren Alba Alishani, deputeti Noka tha se s’mund të lejonte që Açka në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias të zhvillonte një seancë normale, në një kohë kur parlamenti nuk është normal.

Ajo që u konstatua sot është se Barava njëlloj si padroni i tij gjeti një mënyrë për të keqpërdorur disa zonja dhe kjo është gjëja më e turpshme dhe më e rëndë, për të penguar aksionin dhe sinkroniozuar linjën politike me ramës. Ky është perversitet. I keqpërdorën sepse ne kemi për 3 muaj e gjysmë jemi në mosbindje civile. 

U ndjeva shumë keq kur zonja thoshte që këtu jam unë në shtëpinë time, dilni ju jashtë. Ndihem keq që ne u detyruam të bllokojmë seancën, por ndihem keq kur një kolege e jona që është aty me votat e demokratëve, ajo bën gjithçka me urdhër”, tha Noka.

360grade.al

Share: