Home Gjeo-Ekonomia Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar prej 3.9% në tremujorin...

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar prej 3.9% në tremujorin e katërt

Banka e Shqipërisë deklaron se, inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar prej 3.9 % në tremujorin e katërt, me një rënie të lehtë kundrejt tremujorit paraardhës.

Sipas BSH-së, rënia e inflacionit u diktua nga ritmi më i ngadaltë i rritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë, ndërkohë që çmimet e karburantit e të qirave erdhën në rritje dhe inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Në aspektin makroekonomik, rënia e inflacionit gjatë tremujorit të katërt pasqyroi rënien e presioneve të brendshme inflacioniste. 

Kjo rënie ka pasqyruar si efektin e bazës së lartë krahasuese të një viti më parë, ashtu edhe pasojat e normalizimit të deritanishëm të qëndrimit të politikës monetare. Nga ana tjetër, presionet e huaja inflacioniste erdhën në rritje gjatë tremujorit të katërt, pavarësisht forcimit të kursit të këmbimit, si pasojë e rritjes së shpejtë të çmimeve të produkteve energjetike në tregjet botërore.

Megjithatë, BSH vlerëson se, edhe pse në rënie, presionet e brendshme inflacioniste mbeten relativisht të larta dhe nuk janë ende në linjë me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve.

“Kjo ecuri diktohet nga kërkesa relativisht e lartë për mallra e shërbime, e cila mban të larta marzhet e fitimit, si dhe nga rritja e shpejtë e pagave, e cila përcillet më tej në kosto të rritura prodhimi”, delaroi BSH-ja.

360grade.al

Share: