Home KRYESORE Meta: PL, propozim për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore

Meta: PL, propozim për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi gjatë mbledhjes së kryesisë se PL do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm.

Meta u shpreh se përshëndet nënshkrimin e shumëpritur të marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, por theksoi se qeveria mban një standard të dyfishtë, duke njohur kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit të pensioneve të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit.

“Pse Qeveria mban një standard të dyfishtë, që njeh kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit pensional të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit? Shqetësimi i drejtë i të gjithë këtyre qytetarëve është: Pse nuk u njihen kontributet nga shteti shqiptar dhe ku kanë përfunduar ato? Injorimi i mundit, djersës dhe mosnjohja e kontributeve të tyre duhet të marrë fund. A nuk është koha të mendojmë edhe për këtë kategori që u mohohet kjo e drejtë? Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë, pavarësisht se kanë më pak se 15 vite gjithsej pune”, tha Meta.

360grade.alShare this…

Share: