Home Gjeo-Ekonomia Inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama: Element sigurie për...

Inaugurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama: Element sigurie për rajonin tonë që është i rrezikuar nga kërcënimi neo-imperialist i Rusisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga ceremonia e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se kjo pikë është një pikë strategjike e rajonit dhe aleancës.

Edi Rama: “Shqipëria pret me krenari dhe respekt aleatët e saj, partnerët në një aleancë e cila është në radhë të parë, e cila është në mbrojtje të paqes e demokracisë. Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh arriti të përfundojë.

Kjo bazë sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si bazë e re taktike e NATO me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Është element sigurie për rajonin tonë, i cili e dimë mirë që është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi neo-imperialiste të Rusisë.

Është pjesë e ripërtëritjes së flotës sonë ajrore.

Dy helikopterët e rinj dhe dronët janë pjesë e një rritje që do të vazhdojë. Nga ana tjetër, falënderoj banorët e zonës së Kuçovës për durimin që kanë treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj shumë që të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe për të gjithë zinxhirin e shërbimeve duke ndikuar në ekonominë lokale.

I shpreh falënderim të gjithë atyre që kontribuuan duke filluar nga aleatët tanë të NATO- me shpresën se kjo bazë do të shoqërohet nga baza e re detare në Porto Romano për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO.”

360grade.al

Share: