Home KRYESORE PD është një strukturë politike solide, e lirë dhe vitale, ku debati...

PD është një strukturë politike solide, e lirë dhe vitale, ku debati është gjithmonë rrugëzgjidhja.

Nga Eleina Qirici

Të rinj dhe të reja, juve, sot më shumë se kurrë, duhet të bëheni pjesë aktive e strukturave të Partisë Demokratike, për ta bërë atë sërish Parti fituese dhe qeverisëse në zgjedhjet e vitit 2025.

Ti qytetar kudo ndodhesh, ti i mëdyshur dhe i pavendosur, ti i zhgënjyeri nga politika dhe qeverisja abuzive, sot je vetiu më pranë Partisë Demokratike se kurrë.

Të gjithë ata që nuk duan të largohen nga atdheu i tyre kanë vetëm një alternativë politike, Partinë Demokratike.
Çdo anëtar i PD-së sot duhet të punojë që deri në ditën e zgjedhjeve të bindë dhe të sjellë edhe një person tjetër, që do të votojë Partinë Demokratike për të qeverisur vendin.

Jemi shumë, edhe pse të heshtur, për shkak të një traume në parti, që po mbyllet dhe rikuperon veteveten, si dhe për shkak të regjimit të bijve të etërve dhe patronazhistëve.

Zgjedhjet që vijnë do të jenë binom, #votim #ndëshkim.

Demokratë, hyni heshtur në radhët e partisë regjim dhe shpëtoni pengjet, të kapurit rob. Pengjet e duan lirinë më shumë se çdokush dhe këtë liri e siguron në qeverisje, vetëm PDSh.

Zonë gri nuk do të ketë më, për të rrëzuar regjimin zona gri do të ndryshojë ngjyrë.
Qeverinë dhe zinxhirin e saj drejtues deri në rajone, do e shikoni në SPAK dhe gjykata.

Në 11 vite qeverisje, PS përveç pasurive marramendëse për kupolën e saj drejtuese, siguroi edhe një banesë kolektive për “rilindasit” ramistë, atë të “SPAK”, që e kanë shndërruar në seli të dytë të Partisë Socialiste.
Është fakt që PDSH u ngrit sërish nga hiri, sepse kështu duan shqiptarët dhe Zoti.

plusTI #edheTI

vizion #aksion #bashkim #fitore #rrëzojmëregjimin

Share: