Home Gjeo-Ekonomia Ambasadorja e Republikës së Kinës takohet me Ministren Kumbaro

Ambasadorja e Republikës së Kinës takohet me Ministren Kumbaro

Më 27 mars, Ambasadorja e Republikës së Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, zhvilloi një takim me Ministren e Turizimit dhe Mjedisit, znj.Mirela Kumbaro. Palët shkëmbyen mendime mbi bashkëpunim në turizëm dhe mbrojtjen mjedisore mes Kinës dhe Shqipërisë.

Ambasadorja Pang u shpreh se vitet e fundit, sektori i turizmit në Shqipëri ka patur një zhvillim të vrullshëm. Tregu kinez i turizimit ka potencial gjigant, ndaj bashkëpunimi dypalësh në turizëm, ka një perspektivë shumë të mirë.

Ambasada kineze është gati të nxisë lidhjet dhe kontaktet mes sektorëve turistikë dhe kompanive përkatëse, që të zbatojnë Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimit turistik Kinë-Shqipëri, si dhe të nxisin zhvillimin e miqësisë tradicionale mes Kinës dhe Shqipërisë, në periudhën e re.

Znj.Kumbaro, nga ana e saj u shpreh se qeveria shqiptare i kushton rëndësi zhvillimit turistik dhe mbrojtjes mjedisore. Ajo është gati të shtojë shkëmbimet me palën kineze për eksplorimet turistike, zhvillimin e menaxhimin e zonave të mbrojtura, për të nxitur bashkëpunim dypalësh në turizëm dhe mbrojtjen e mjedisit. (Jiang Lei)/Artikulli dhe foto eshte ofruar nga CRI.CN

Share: