Home KRYESORE Kinë, nis në Suzhou aktiviteti “Udhëtim në një Kinë Kulturore”

Kinë, nis në Suzhou aktiviteti “Udhëtim në një Kinë Kulturore”

Më 19 prill, aktiviteti i promovimit “Udhëtim në një Kinë Kulturore” nisi në Muzeun e Suzhout në Kinën Lindore.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm mbi 100 veta, si përgjegjës nga organet shtetërore, sektorët e publicitetit të provincave Jiangsu e Zhejiang dhe përfaqësues të mediave.

Foto cover nga VCG

Ky aktivitet do të fokusohet te trashëgimi i kulturës tradicionale kineze, te praktikat dhe eksperiencat e krahinave të ndryshme të Kinës mbi zbulimin e relikteve, ruajtjen e fshatrave dhe lagjeve të lashta, zhvillimin e turizmit kulturor, ruajtjen e trashëgimive jomateriale dhe shkëmbimet e civilizimeve. Ai ka si synim që të pasqyrohet jetesa kulturore cilësore e popullit në epokën e re, të eksplorohet thelbi me vlera moderne i kulturës tradicionale dhe të tregohen trashëgimitë e pasura kulturore të Kinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ky aktivitet organizohet nga departamenti i publicitetit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Pas ceremonisë së hapjes, mediat do të shkojnë në krahinat e ndryshme, për të bërë njoftime të gjithanshme mbi kulturën kineze dhe për të krijuar një mjedis të mirë kulturor për programin shtetëror “Ëndrra për modernizim, hartim i përbashkët i një perspektive të re”.(Jiang Lei)

/Artikulli dhe fotot jane ofruar nga CRI.CN

Share: