Home KRYESORE Protestuam per dhjetefishimin e tarifave te hapesirave publike

Protestuam per dhjetefishimin e tarifave te hapesirave publike

Nga Besian Pesha

Sot serisht protestuam me biznesin e vogel e te mesem ne Tirane per problemin e madh qe u ka shkaktuar vendimi i Keshillit Bashkiak per dhjetefishimin e tarifave te hapesirave publike.

10.000 biznese rrezikojne falimentimin si pasoje e ketij vendimi. Mes tyre bar kafe apo dyqane, njesi tregtimi. Te gjithe te rrezikuarit jane kryesisht biznese ne kushtet e mbijeteses.

Bashkia perpiqet ta trajtoje kete si nje ceshtje trotuaresh. Nderkohe qe vetem me trotuaret nuk ka te beje. Trotuaret duhet te lirohen dhe kjo eshte detyra e Bashkise ta beje. Nese ajo i jep me qera ato, atehere ben gabim.

Kjo eshte nje ceshtje hapesirash te cilat nuk i duhen as dreqit, ku bizneset kane vite qe kane investuar dhe eshte e paimagjinueshme qe nje dite te bukur tju thuash e keni qirane 10 here me te larte.

Hapesira ku njerez shesin domate e patate para dyqaneve, me te cilat ushqejne familjet prej vitesh e qe skane mundesi tjeter.

Hapesira ku bizneset reklamojne mallrat e nese ua heq skane mundesi tjeter per te mbijetuar. Hapesira qe lokalet i kane kthyer ne lulishte e ne ambjente clodhese qe perndryshe do te ishin shurtore.

Hapesira te tilla ne Venezia jepen me 12euro, ne Milano ne D’Uomo me 15 euro. Qytete qe kane miliona turiste ne muaj. Nuk mund te kene te njejtin cmim ne Tirane. Kurrsesi!

Vendimi i Bashkise eshte nje akt falimentimi per 10.000 biznese. Akt qe nuk do pranohet kurrsesi pa beteje. Beteje te cilen Bashkia nuk ka per ta fituar, sepse biznesi ka te drejte.

Share: