NGA ALEKS MARTIN KAPLLAJ
RAMA E VELIAJ JANË SI TALEBANËT DHE ISIS QË SHKATËRRUAN SITET ARKEOLOGJIKE NË AFGANISTAN, NË MOSUL TË IRAKUT, NË PALMIRA TË SIRISË?
POR PA IKUR SHUMË LARG, ATA JANË SI PARAARDHËSIT E TYRE, QË E SHKATËRRUAN ME DINAMIT KISHËN MESJETARE TË SHËN MËRISË NË VAU I DEJËS, KU LEGJENDAT TREGOJNË SE VURI KURORË HEROI I YNË KOMBËTAR, GJERGJ KASTRIOTI, SKËNDERBE.
ÇDO DEBAT QË ËSHTË BËRË NË MBROJTJE TË TEATRIT KOMBËTAR, E KAM PARË NË ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE, SI DEBAT MES ATYRE QË MBROJNË VLERAT KULTURORE HISTORIKE KOMBËTARE, DHE ATYRE QË DUAN T’I SHKATËRROJNË ATO.
INSISTIMI PATOLOGJIK I RAMËS DHE I VEGLAVE TË TIJ QORRE, LIGJVËNËSE E LIGJZBATUESE, E VENDOSIN ALEANCËN E QELBËSIRAVE NË LLOGORET KUNDËR VLERAVE KULTURORE E HISTORIKE SIÇ ISHIN PARAARDHËSIT E TYRE QË SHKATËRRUAN TË GJITHA NDËRTESAT ANTIKE TË KULTIT KU MË E FAMSHMJA ISHTE AJO E KISHËS SË SHËN MËRISË NË VAUN E DEJËS, QË KOMUNISTËT E HODHËN NË ERË. KJO KISHË ME VLERA GOTIKO-ROMANE, SIPAS LEGJENDAVE, ISHTE KISHA KU VURI KURORËN HEROI I YNË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI, SKËNDERBEU.
PROFESOR AUREL PLASARI SI NJË NDËR MBROJTËSIT E PËRHERSHËM TË TEATRIT QË DITËN E PARË, QË U VU NË SHENJESTËR NGA “TALEBANËT” SHQIPTAR, NË PROFILIN E TIJ SHPREHET: “NË DEBATET PËR MBROJTJEN DHE RUAJTJEN E NDËRTESËS KULTURORE SHUMËFISH HISTORIKE, NË TË CILËN FUNKSIONOJNË SOT “TEATRI KOMBËTAR” DHE “TEATRI EKSPERIMENTAL”, KAM NGULMUAR MË SE NJË HERË QË T’I SHKOHET KRIMIT NË ZANAFILLË. TË MERREMI ME PËRGJEGJËSIT QË E HOQËN ATË NDËRTESË NGA LISTAT E MONUMENTEVE TË KULTURËS, TË CILAT MBROHEN NGA SHTETI”.
MË POSHTË, PLASARI THEKSON QË E KEQJA ËSHTË SE RAMA ËSHTË I VENDOSUR T’I BËJË TË GJITHA ATO QË THOTË.
KËMBËNGULJA E RAMËS NË PRISHJEN E TEATRIT KOMBËTAR, DHE I GJITHË TEATRI I TIJ I LUAJTUR NË KORRIDORET DHE DHOMAT E ERRËTA TË VEGLAVE TË TIJ ME VIDEOTHIRRJE, QË VENDOSEN KALIMIN E PRONËSISË TË TOKËS KU ËSHTË TEATRI DHE JO NDËRTESA SI PRONËSI E BASHKISË TIRANË, KONFIRMOJNË ATË QË THA PLASARI, KUR ATA JANË NË GJENDJE TË SHKATËRROJNË NJË MOMUMENT KULTURE TË MESJETËS, ATA MUND TË SHKATËRTOJNË EDHE TEATRIN.
PRANDAJ MBROJTJA E TEATRIT KOMBËTAR I CILI MBROHET EDHE NGA “EUROPA NOSTRA”, ËSHTË MBROJTJA E SHQIPËRISË NGA TALEBANËT E KULTURËS DHE HISTORISË, POR SIDOMOS ËSHTË MBROJTJA E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI.
URREJTJA E RAMËS DHE VELIAJ KUNDËR TEATRIT KOMBËTAR, JANË TË NGJASHME ME SHKATËRRIMIN NË MARS TË 2001 NGA TALEBANËT TË “BUDHËS” NË BAMIYAN TË AFHANISTANIT, MUZEUT KOMBËTAR NË KABUL-IT I SHKATËRRUAR NË VITIN 1992 DHE NË VITIN 1998, DHE TË SHKARRIMIT QË I I BËRI ISIS ME 21 JANAR TË 2017, TEATRIT TË PALMIRËS NË SIRI, QË ËSHTË NJË TEATËR ROMAK I FILLIMIT TË SHEKULLIT TË DYTË MBAS LINDJES SË KRISHTIT.