Home KRYESORE Gati procedura e terapisë me plazëm për pacientët Covid, kërkohen dhurues

Gati procedura e terapisë me plazëm për pacientët Covid, kërkohen dhurues

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht aplikimin e terapisë me plazëm në trajtimin e personave të prekur nga Covid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga banka e gjakut në QSUT ka deklaruar se ky trajtim bëhet i mundur falë bashkëpunimit me Universitetin e Pavias dhe se novjiten dhurues.

“I gjithë ekipi i qendrës së gjakut, QSUT, i drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë hartuar protokollet për terapinë me plazëm. Në bashkëpunim me Universitetin e Pavias e kemi nisur dhe po e finalizojmë këtë proces dhe jemi gati për të ndërtuar bankën e plazmës. Janë marrë të gjitha masat për të garantuar cilësi dhe siguri për aplikimin edhe të kësaj terapie për ata pacientë që kanë nevojë në dy spitalet COVID”, tha Manastirliu.

Një paciente 30 vjeçare e cila e ka kaluar sëmundjen, ka qenë e para që ka dhuruar sot, në çeljen e fushatës ndërgjegjësuese për dhurimin e plazmës për trajtimin e pacientëve me COVID19.

Shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo tha se prej kohësh po punohet me Ministrinë e Shëndetësisë për këtë terapi dhe i bëri apel personave që e kanë kaluar sëmundjen, të bëjnë këtë gjest human në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

“Çdo mashkull që është ndërmjet 18-65 vjeç dhe çdo grua e kësaj moshe që nuk ka kaluar shtatëzani, që e kanë kaluar COVID19, mund t’i bashkohen iniciativës së dhurimit vullnetar të gjakut/plasmëz për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi në spitale”, njofton Ministria.

Kujtojmë se trajtimi më plazma u apelua nga miqtë në rrjetet sociale edhe për trajtimin e skulptorit Arben Bajo, por që fatkeqësisht nuk u arrit të realizohej. /Opinion.al

Share: