Home KRYESORE Çfarë po ndodh? Granatat shpërthejnë në Ukrainën lindore

Çfarë po ndodh? Granatat shpërthejnë në Ukrainën lindore

Ukraina dhe rebelët e mbështetur nga Rusia kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit duke hapur zjarr në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Rebelët thanë se disa lokacione nën kontrollin e tyre u sulmuan nga trupat ukrainase në 24 orët e fundit, ndërsa Forcat e Ukrainës thanë se po respektonin të gjitha marrëveshjet, duke akuzuar rebelët për sulmin e qytetit të Stanytsia Luhanska dhe plagosjen e dy civilëve.

Ushtria ukrainase thotë se një kopsht fëmijësh në Stanysia Luhanska u godit pasi rebelët përdorën artileri të rëndë. Gjithashtu thotë se gjysma e qytetit tani është pa energji elektrike pasi infrastruktura e tij komunale u dëmtua.

Rebelët kanë pushtuar zona të mëdha të Donbasit që nga fillimi i luftimeve në vitin 2014. Rreth 14,000 njerëz – përfshirë shumë civilë – kanë vdekur.

Që prej 2014 Donbasi dhe Luhansku janë në duart e rrebelëve të mbështetura nga Rusia pas përbysjes së presidentit pro-rus Janukoviç.

Më herët Rusia ka deklaruar se po tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, ndërsa britanikët dhe amerikanët janë shprehur mosbesues./Opinion.al

Share: