Home KRYESORE Vdekja e 35 vjecares, Zheji: Në një vend normal ministri duhet të...

Vdekja e 35 vjecares, Zheji: Në një vend normal ministri duhet të jepte dorëheqjen

Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ne Tv Klan për vdekjen e nënës shtatëzanë Aida Cajkut dhe foshnjes së saj pasi u sorollat nga njëri spital në tjetrin, u shpreh se, “Nuk ka mundësi të mbulosh me retorikë politike një dështim të sistemit shëndetësor”.

“Sepse cfarë kemi këtu. Kemi dy mjekë me eksperiencë që mbase nuk janë gjendur aty se kanë qenë në një punë të dytë. Kanë qenë përgjumësh dhe kanë gabuar e kanë cuar në vend të spitalit ku duhej të operohej në vendin ku lind, ndërkohë që fëmija i kishte vdekur në bark. Kjo sepse janë pjesë e një sistemi të kalbur shëndetësor”, tha Zheji.

Pra, vijoi Zheji, “mendoj se në një vend normal ministri i Shëndetësisë duhej të jepte dorëheqjen dhe Kryeminsitri duhet të dilte të bënte ‘mea cupla’”.

“Edhe mjekët duhet që të përpiqen që të mos mbrojnë këtë sistem të kalbur, por t’i përmbahen betimit të Hipokratit që kanë bërë dhe të denoncojnë këtë sistem të kalbur shëndetësor. Sepse ndryshe do mblidhemi sërish këtu do përmendim në latinisht disa diagnoza, por nuk do arrijë asgjëkundi”, tha Zheji.

Share: