Home KRYESORE Jemin Gjana kritikëve të Bashës: Duhen “kryqe” të marrësh drejtimin e një...

Jemin Gjana kritikëve të Bashës: Duhen “kryqe” të marrësh drejtimin e një partie

Një nga demokratët më të vjetër, politikani Jemin Gjana, i pyetur nëse “po tentojnë t’i marrin partinë Lulzim Bashës”, shprehet: “Nuk jam në mendjen e askujt. Por nuk e marrin dot,” është përgjigjur ai për Gazeta Shqiptare: “Mund ndonjë të japë shenja të kësaj natyre. Por ajo që them me siguri është se nuk e marrin dot,” ka theksuar ai.

Pyetjes “përse jeni kaq i bindur? Z.Selami dhe znj.Bregu kanë vënë në diskutim pozicionin e z.Basha si lidership i partisë,” Gjana i është përgjigjur:

“Duhet të kesh “kryqe” që të marrësh drejtimin e një partie. Madje, duhet të kesh “kryqe” politike të forta. Unë nuk shoh aktualisht në PD ndonjë emër befasues që të na bindë se do bënte mrekullirat që ka në fjalorin publik të komunikimit. Ndonjëherë edhe në atë difektoz. Këtë e them aq sa njohje kam unë dhe duke pretenduar se i njoh. Po fjala ime dhe e mijëra të tjerëve nuk i pengon ata në lirinë e zgjedhjes, në lirinë e fjalës, në lirinë e kritikës, në lirinë për t’u bërë lider. Dhe unë këtë të drejtë po përdor në nënvlerësimet e mia.”/syri.net

Share: