Home Gjeo-Ekonomia SMART MONEY – INTELIGJIENCA NË BËRJEN E PARASË ME TREGTI DHE INVESTIME.

SMART MONEY – INTELIGJIENCA NË BËRJEN E PARASË ME TREGTI DHE INVESTIME.

Nga: Dr. Enriko Ceko

Ç’farë është Smart Money – Zgjuarsia në bërjen e parasë
Smart money ose zgjuarsia në bërjen e parasë ka të bëjë me kontrollin e kapitalit nga ana e bankave qendrore, fondeve, ekspertëve të tregut, investitorëve institucionalë dhe profesionistëve të tjerë financiarë.
Fillimisht, termi “para inteligjente”, ju referua bërjes së parasë me anë të lojërve të fatit, basteve të vendosura nga lojtarët, që kishin një histori fitimprurëse, etj, por me kalimin e kohës, ky koncept filloi ti lerë vend bërjes s ëparasë me anë të shkencës dhe jo me anë të fatit.
Pra:

  1. Paratë inteligjente i referohen parave të gatshme që investohen në treg nga ekspertë të fushës, fondet, bankat qendrore, investitorët institucionalë dhe profesionistë të tjerë financiarë.
  2. Paratë inteligjente investohen në një shkallë shumë më të madhe se investimet me pakicë.
  3. Paraja inteligjiente i referohet fuqisë që drejton dhe ndikon në tregjet financiare, nxitur shpesh nga veprimet e bankave qendrore.

Bërja e parave në mënyrë inteligjiente?
Paratë inteligjente janë para që investohen ose “futen në lojë” nga ata që kanë aftësi, njohuri dhe kompetenca për këtë, edhe pse ended he sot nuk ka një ndarje definitive midis asaj që është shkencore dhe asaj q ëpërcakton fati, dhe kjo për shkak të një sërë strategjive spekulative që përdoren për këtë.
Deri para pakmkohëve shprehja “para të zgjuara” ju referohej subjekteve që përfshiheshin në investime për të cilat publiku i gjerë nuk kishte informacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për të marrë vendime ekonomike, financiare, tregtare, investimesh, etj, informacionie që në fund të fundit bënin që një subject pa informacion të arrinte të fitonte me anë të fatit dhe jo me anë të vendim marrjes bazuar në shkencë. Ende dhe sot, shumica e njerëzvë në botë besojnë se bërja e parave inteligjente është atribut i subjekteve që kanë akses në informacione që subjekte të tjera nuk i disponojnë, ose nga subjekte që kontrollojnë tregun.
Kjo bën që përsëri shumica e njerësve të besojnë se janë zakonet tregtare të investitorëve institucionalë, që sjellin fitim, kur këto zakone ndryshojnë nga ato të investitorëve të zakonshëm.
Një kuptim tjetër për “paratë inteligjente” ka të bëjë me fuqinë e kombinuar të kapitalit të madh për të ndikuar në tregje dhe në këtë mjedis të veçantë, tregtarët individualë ndjekin drejtimin e parasë inteligjente, që cila drejtohet nga bankat qendrore të vendeve të ndryshme të botës, ku kuptohet se bankat qendrore të vendeve të zhvilluara luajnë një rolë shumë të rëndësishëm.
Paratë inteligjente, në kontekstin e lojërave të fatit, u referohen njerëzve që sigurojnë jetesën nga bastet e tyre, bazuar në parimin se ata që luajnë me lojrat e fatit zgjedhin se sa do investojnë dhe për çfarë. Në këtë grup lojtarësh ka një numër shumë të vogël të tyre që luajnë duke përdorur formula historike matematikore, që është edhe shkaku kryesor që këta lojtarë janë të suksesëshëm.

Treguesit e parasë inteligjiente
Për të kuptuar paratë e mençura merren parasysh disa tregues:

  1. Transaksione të mëdha: Investitorët me para inteligjente shpesh bëjnë investime të qëllimshme dhe të konsiderueshme në bizneset që ata parashikojnë se do të ecin mirë në periudhën afat gjatë. Për të konstatuar se ku janë paratë inteligjente ose ku janë duke u përqendruar këto para, duhet të kruhet një shkallë e analizës së volumit të aksioneve ose derivateve.
  2. Blerja nga brenda: Insajderët, që janë anëtarë të bordit ose drejtues të korporatës, që kanë akses në informacione për kompani specifike blenë aksione të këtyre subjekteve, duke i parë këto aksione si potencial i një fitimi të ardhshëm dhe kjo bazuar në një besim të arsyeshëm.
  3. Fusha me potencial të jashtëzakonshëm rritjeje: Investitorët e zgjuar shpesh përqendrohen në fusha ose sektorë si teknologjia, kujdesi shëndetësor, teknologjia e informacionit, digjitalizimi, etj, që janë fusha ku pritet të ketë rritje të shpejtë në vitet e ardhshme.
  4. Horizonti afatgjatë i investimit: Investitorët e zgjuar zakonisht mbajnë në zotërimin e tyre për disa vite investime të ndryshme, të cilat zhvillohen dhe zgjerohen.
  5. Studim themelor gjithëpërfshirës: Investitorët e zgjuar zakonisht kryejnë një analizë të plotë themelore, duke shqyrtuar llogaritë financiare, grupet e menaxhimit dhe lëvizjet e tregut.
    Kuptimi i këtyre treguiesve të të parave të zgjuara nuk do të thotë se nuk është e nevojshme të kryhet një analizë e përshtatshme dhe e kujdesëshme për të marrë vendime të kësaj natyre.

Monitorimi i investimeve në paranë inteligjiente
Teknikat kryesore në gjurmimin e parave inteligjente janë:

  1. Regjistrimet CFTC: Investitorëve institucionalë dhe fondeve mbrojtëse, si dhe tregtarëve të tjerë të mëdhenj, u kërkohet nga Komisioni i Tregtisë së të Ardhmeve të Mallrave (CFTC) të zbulojnë zotërimet e tyre në kontratat e së ardhmes. Këto raporte, të referuara shpesh si raporte të zotimeve të tregtarëve (COT), mund të ofrojnë detaje të hollësishme në lidhje me veprimtaritë tregtare të investitorëve mendjemprehtë.
  2. Analiza e volumit: Duke ekzaminuar volume e tregtimit të letrave me vlerë dhe derivateve, është e mundur të identifikohen tregti të mëdha që shpesh bëjnë investitorët e parave inteligjente dhe me anë të tyre (bazuar në këtë analizë) është e mundur të konstatohet nëse subjekti është duke blerë apo shitur.
  3. Raportet e tregtisë së brendshme: Këto raporte mund të ofrojnë informacion të vlefshëm për marrëveshjet e brendshme që ka bërë biznesi, përfshirë edhe paratë inteligjente.
  4. Regjistrimet 13F: Investitorëve institucionalë të ngarkuar me asete mbi 100 milionë dollarë u kërkohet nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit (SEC) të paraqesin një raport tremujor 13F. Këto raporte zbulojnë pronësinë e institucionit mbi letrat me vlerë të tregtueshme publikisht, duke ofruar një dritare në qasjen e investimit të menaxherëve mendjemprehtë të parave.
  5. Bazat e të dhënave për fondet mbrojtëse: Fondet mbrojtëse konsiderohen si para të zgjuara. Zotërimet e fondeve mbrojtëse gjurmohen nga disa baza të dhënash. Këto baza të të dhënave mund të jenë një burim i dobishëm për të mësuar se cilat aksione tregtohen ose blihen nga investitorë mendjemprehtë.
  6. Analiza e lajmeve dhe ndjenjave: Investitorët e zgjuar shpesh zotërojnë të dhëna dhe mjete që u mundësojnë atyre të vlerësojnë gjendjen e tregut dhe të arrijnë në zgjedhje investimi të mirëinformuara. Investitorët mund të përcaktojnë drejtimin e tregut dhe nëse investitorët e parave inteligjente janë bull apo bear (dem apo ari – demi ka të bëjë me rritjen e verës së asetit ku investohet dhe ariu ka të bëjë me rënien e vlerës së asetit që tregtohet), duke monitoruar analizat e lajmeve dhe ndjenjave.

Niveli i parave të zgjuara
Investitorët e mëdhenj, si Ëarren Buffett, konsiderohen si investitorë me para të zgjuara, megjithëse vëllimi i transaksioneve të tyre nuk vlerësohet domosdoshmërisht. Kur kompania e Buffett, Berkshire Hathaëay, grumbullon rezerva parash pa i investuar ato, është një tregues i qartë se Buffett nuk beson se ka shumë mundësi të mira investimi në treg. Buffett, megjithatë, vepron në një nivel tjetër. Një investim prej 25,000 dollarësh në një portofol miliardë dollarësh nuk është një marrëveshje e madhe. Buffett-it nuk bën investime të kësaj natyre, përkundrazi, ai ble kompani. Investitorët institucionalë të madhësisë Buffett kërkojnë ndikim në të gjithë portofolin. Kështu, shanset ekzistojnë, veçanërisht për aksionet me përmasa modeste, edhe nëse paratë inteligjente i kanë mbaruar rekomandimet e vlerës duke pasur parasysh gjendjen e tregut.

Madhësia mesatare e transaksionit të parave inteligjente
Sasia e parave inteligjiente që mund të ndryshojnë duart në një periudhë të vogël kohore mund të jetë dhjetëra miliona, qindra miliona apo edhe miliarda dollarë. Për shkak të madhësisë dhe përvojës së tyre, këta investitorë shpesh kanë aftësinë për të negociuar kushte të favorshme dhe akses në mundësi ekskluzive investimi.

Cili konsiderohet investitor i mençur/para i zgjuar dhe cilat jaë cilësitë e tyre
Paratë inteligjente përbëhen nga liderët e korporatave, fondet mbrojtëse, firmat e kapitalit privat, individët me vlerë të lartë neto (HNËIs), investitorët institucionalë dhe anëtarët e bordit të korporatave të rëndësishme.
Investitorët e parave inteligjente përdorin shpesh një sërë mjetesh dhe burimesh për të studiuar tregjet financiare dhe për të zbuluar mundësitë e investimit. Ata janë gjithashtu shpesh shumë analitikë dhe të orientuar nga kërkimi. Shpesh ata fokusohen në krijimin e portofoleve që me shumë mundësi në të ardhmen do prodhojnë kthime të qëndrueshme dhe do të kenë hapsira për të zgjeruar investimet. Për më tepër, ata që qendrojnë pas parave të zgjuara janë investitorë të disiplinuar, që përdorin me një sërë kriteresh të qarta investimi dhe janë metodikë në bërjen e vlerësimit të mundësive të investimit.
Përfundimisht
Investimet e bëra nga investitorë me përvojë me një histori suksesi në tregjet financiare, si investitorët institucionalë, fondet mbrojtëse ose firmat e kapitalit privat, quhen para të zgjuara. Këta investitorë shpesh përqendrohen në sektorë ose kompani me potencial të jashtëzakonshëm rritjeje dhe zakonisht kanë akses në burime të konsiderueshme dhe një kuptim të plotë të tregjeve.
Investitorët mund të ekzaminojnë burimet e të dhënave të tilla si dosjet/raportet CFTC, analizat e volumit, raportet e tregtimit të brendshëm, dosjet 13F, analizat e lajmeve dhe analizat e ndjeshmërisë së tregut në mënyrë që të monitorojnë paratë inteligjente. Këto subjekte, përpara se se të marrin ndonjë vendim investimi, në mënyrë thelbësore të kryejnë një hetim dhe analizë të thelluar, edhe pse paraprakisht mund të kenë informacione të detajuara nga flukset e investimeve dhe parave inteligjiente.

Share: