Home KRYESORE Rama kërkon paqe nga Kokëdhima? I dërgon dy ministra për takim jashtë...

Rama kërkon paqe nga Kokëdhima? I dërgon dy ministra për takim jashtë Tiranës

Dy ministra të besuar të Edi Ramës, Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri ka lënë punimet e Kuvendit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, për t’u takuar me ish-deputetin e PS-së, Koço Kokëdhimën.

Takimi është zhvilluar jashtë kryeqytetit, në një prej lokaleve të autostradës që lidh Tiranën me Durrësin, raporton Newsbomb.al.

Duket se që kur Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit, Kokëdhima është larguar dukshëm me Ramën dhe gazeta e tij ka mbajtur qëndrim shumë kritik ndaj disa nismave të qeverisë dhe rasti i fundit është kundërshtimi që po i bën ligjit të importit të plehrave.

Pra duket qartazi qe edhe pse jashtë Kuvendit, Koço Kokëdhima nuk ka qëndruar larg politikës, ndoshta është kjo arsyeja përse Rama ka dërguar dy ministrat e tij për të biseduar me ish-deputetin.

Share: