Home KRYESORE Etleva Haka perzgjidhet anetare i komitetit te procedures se tribunaleve dhe Gjykatave...

Etleva Haka perzgjidhet anetare i komitetit te procedures se tribunaleve dhe Gjykatave nderkombetare

Faqja zyrtare e International Law Association www.ila-hq.org ka njoftuar ne portalin e saj përzgjedhjen e anëtares se saj te re Juristen e te Drejtës Ndërkombëtare Znj Etleva HAKA.

Znj. Etleva HAKA, është aktualisht Drejtoresha e Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me një përvojë intensive në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe një nga expertet më të avancuar në fushën e (Cyber Crime) krimit kibernetik, një fushë shumë pak e zhvilluar në Shqipëri.

Përzgjedhja e Etleva HAKA në International Law Association erdhi si rrjedhojë e botimeve të saja te shpeshta analitike dhe me një profesionalizëm të përmasave ndërkombëtare në portalin shkencore www.academia.edu, lidhur me pasojat e Krimit Kibernetik si një rrezik global në një botë virtuale që nuk njeh më as kufijtë fizike të botës ku jetojmë.

Znj. Haka hedh dritë në pasojat dhe rreziqet e mëdha që shkakton mungesa e ligjeve që duhet të prandalojnë krimet kimbernetike, të cilat janë bëre faktorë të pa mohushëm të luftrave dhe konflikteve të fuqive të mëdha.

International Law Association (ILA) është themeluar në Belgjikë në vitin 1873 me sekretariatin e saj qëndrore në Londër të Britanisë se Madhe dhe përfaqësi në të gjithë botën.

International Law Association ka në përbërjen e saj një elitë mbi 3500 ekpertësh të shkencave Juridike, Gjykatës, Prokurorë, Avokatë, Akademikë, Studiues të se Drejtës Ndërkombëtare.

PS: Lista e anëtareve te Komitetit te ILA

Share: