Home KRYESORE Avokati i drejtorit te burgut te arrestuar: Prokuroria show politik

Avokati i drejtorit te burgut te arrestuar: Prokuroria show politik

Menjëherë pas arrestimit të ish-Drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, ka ardhur dhe reagimi i avokatit të tij.

Ahmet Cani deklaron se arresti me burg i klientit të tij ka prapavije te qarte politike.

“Arresti i klientit tim i jashteligjshem, nuk eshte detyra e tij funksionale sipas ligjit dhe rregullores se brendshme te institucionit te ndjeke dinanimiken e vuajtjes se denimit te te burgosurve”.

Ai thotë se Kotaj ka qenë ditën e djeshme, 20 dhjetor 2016, në Prokurorine Durres ku ka dhene çdo shpjegim te kerkuar.

Cani akuzon se “Prokuroria Durres ne menyre te fshehte ka kerkuar prane Gjykates marrjen e mases me arrest kur kjo ndodh vetem ne rastet se personi i fshihet drejtesise ose nuk mund te gjendet”.

Ai shton se “Lulzim Berisha eshte liruar ne absurd nga Gjykata & Prokuroria qe ka pase detyren e verifikimit te uljes se viteve te denimit, per prapavije politike dhe duke mbuluar gabimet e saj ben arrestimin e klientit tim krejtesisht të pafajshem”.

Sipas tij, prokuroria po bën show politik me një funksionar publik për ti sherbyer qarqeve te caktuara.

Share: