Home KRYESORE VV dhe AAK si “Xhoi Vençer”…

VV dhe AAK si “Xhoi Vençer”…

Nga Luan Kurti

Kalimera pedhja! Albin Kurti jo vetëm nuk është dorëzuar, por i kërkon policisë t’i dorëzojë edhe deputeten e AAK-së Bujupi. Po luftohet në çdo rrugë, në çdo shesh dhe turp me turp! VV dhe AAK po kooperojnë si Xhoi Vençer, po vetëvendosin ardhmërinë e Kosovës! Seks dhe drogë në burgun e Drenovës! Ky lajm ka ndryshuar perceptimin tim për ambientet e vuajtjes së dënimit. Jam gati të shkojë me këmbët e mia, atje… Burgu për burrat është! Kaubojsi Ndocaj ja bëri bamp! Kur tha se aeroporti i Lezhës është përdorur për drogën, kurse porti i Shëngjinit është lënë pa punë. Nuk duhet që ca t’i trajtojmë të nënës dhe ca të njerkës! Qeveria ka nxjerrë një urdhëresë që nuk lejon pajisjen me patentë makinash për alkoolistët, të droguarit, të përgjumurit dhe të sëmurët me zemër. Por përjashton ata me diabet dhe….. deputetët. Jasu file!

Share: