Home KRYESORE Mënyra më fantastike për të thënë JO…!

Mënyra më fantastike për të thënë JO…!

Nga Kimete Berisha

Një djalë serb e kish ftuar një vajzë shqiptare (nëpërmjet Facebook-ut) për të dal me të në një takim romantik.
Vajza shqiptare i qenka kundërpërgjigjur ftesës së serbit, pa fjalë, duke ia dërguar si mesazh logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kaq ka mjaftuar që serbi të zmbrapset nga qëllimet e tij “të errëta” ndaj vajzës shqiptare,
Ideja e vajzës është fantastike, dhe nuk është keq të praktikohet edhe ndaj shqiptarëve.
Është fakt se frika e ruan vreshtën. Dhe, ne dimë mirë se sa e sa raportet, sa e sa puna është ruajtur dhe ruhet pa u shkatërruar pikërisht nga frika.
Shqiptarët, para Makiavelit e kanë ditur se “më mirë është të ta kenë frikën, sesa të të duan”.
Pranojeni, sa e sa gruaja nuk është “lshuar” nga frika e burrit të saj.
Për t’ju shmangur “më të keqes”, mes vuajttjesh, meshkujt shqiptarë kanë përparuar me kalimin e viteve, dhe kanë filluar ta bëjnë veten që femrat të largohen nga ta, t’i lodhin ato aq shumë, sa ato vet të lypin shkurorëzim prej tyre.
Si ta bën punën mashkulli të largohesh prej tij!
Ta bën punën asisoji që ty të të duket se gjoja ti po largohesh prej tij se je lodhur nga ai, kur në fakt ai ta bën punën të ikësh.
Nuk të përfill-kjo mënyrë dhez më së shumti, sepse mospërfillja është arma më e ftohtë për ta larguar dikë nga vetja, pa pasur nevojë për asnjë fjalë.
Ktyneherë, kur kanë dashur ta përzënë gruan, për t’ia pru shpirtin te hunda, kanë pasur metoda më pak të sofistikuara.
Ka qenë i popullarizuar “dëbimi me mindil”: kur burri, nuk ia ka dhënë mindilin (me qurra) t’ia lajë gruaja, por në shenjë proteste ia ka dhënë nanës apo motrës së tij. Me këtë gjest, pra, duke u privuar nga “kënaqësia” për t’ia larë qurrat, gruaja e ka ditur se nuk është e dëshirueshme në atë shtëpi…e shumë e shumë metoda tjera manipulative që të bënjë budallicë, derisa ta mbush mendjen braktisësi se “ti po e lë”, e jo ai ty.
Pranojeni, mos t’ju vjen inat. Ende funksion kështu në shumicën e rasteve, sidomos aty ku gjinja e shohin “forcën”.
Ende braktisen më lehtë jetimet dhe motrat pa vëllezër, ose me vëllezër “të kulturuar”.
Me vajzën, me motrën, me gruan (mo Zot), dhe me kusherirat e njeriut “të fortë”, “mangupit”, komandantit, njeriut që i ka dal zani si i rrezikshëm, nuk ka lojë!
Ai që endet do ditë me një vajzë të naj komandanti (i di dy raste por s’po guxoj m’i përmend), menjëherë e marrin në pyetje, dhe i tregojnë se nuk kanë “motër për ta shetitur poshtë e lartë”.
Sa e sa njeriu mban për grua injorante, qyqajkë e hiçe, vetëm e vetëm nga frika e ballafaqimit me “të fortit”.
Kush i ka dajtë e fortë, kalon lehtë. Gjithmonë ka qenë kështu. Edhe sot është kështu. Te ne shqiptarët në përgjithësi (lëri ti një grusht njerëzish që jetojnë ndryshe) kështu ende funksionon, prandaj ka kaq pak shkurorëzime.
Se ti kur e ke lënë dikë është dashur të përgjigjesh: PSE, tash s’po t’pëlqen? E ke zënë “në kurvëri?”, “e ke zënë në hajni?”, “e ke zënë në tradhti?”. Jo, por nuk ndjej më!!! “Qy qy” …
Dashuria është ndjenjë vullnetare, me dasht e do dikë, me dasht s’e do. Frika nuk të pyet “t’kahit i ke dajtë”.
Shqiptarët e kanë shtyrë jetën me frikë. Ndoshta se jemi popull i vogël me numër, të gjithë e njohim njëri-tjetrin, dhe s’ka vend për t’u fshehur.
Jo vetëm në çështje të dashnisë, por edhe nga puna me largu dikë që “i ka dajtë e fortë”, duhet heroizëm.
Në të gjitha punët tjera kalon më mirë, ku në mes fjalëve të urta e të buta e ke marrë me vete edhe naj “dajë” të fortë, që nëse nuk shkon puna me t’butë, e adreson problemin “te daja”, i cili ta zgjedh problemin “veç me një shikim”.
Kështu parapëlqej unë, kur problemet zgjidhen pa fjalë, veç me një shikim në drita të syve wink emoticon.

Share: