Home KRYESORE Loja promocionale nuk eshte llotari, rasti i Kosoves dhe Shqiperise!

Loja promocionale nuk eshte llotari, rasti i Kosoves dhe Shqiperise!

Nga Bardhi Sejdarasi

Po shoh sot qe disa media kane bere krahasimin e dy gjerave te ndryshme qe lidhen me kuponin tatimor shqiptar dhe luften kunder informalitetit si dhe nje projekti te Administrates Tatimore te Kosoves, qe synon terheqjen e kuponit tatimor ne Kosove! Jane dy gjera krejt te ndryshme: Kjo e Shqiperise eshte thjesht loje promocionale e Vitit te Ri! Ajo qe ndodh ne Kosove eshte nje projekt me afatgjate, qe kam pasur rast ta diskutoj edhe me autoritete te kesaj administrate.

Media ketu te ne, e painformuar, me sa duket, thote se pervoja e Kosoves per te luftuar informalitetin eshte jo ndeshkuese sikunder ne Shqiperi.

Ngaterrohet qellimisht! Loja promocionale nuk eshte llotari! Fituesit ne Kosove kane nje tjeter detyrim per kuponin tatimor. Ja cfare thote ATK ne nje lajm te fundit, (qe eshte marre nga mediat shqiptare, sigurisht pa citim, ne shkelje te cdo te drejte mediatike):

“Deri më tani ATK ka rimbursuar 23,135 qytetarë me shumën 395,855 euro dhe është duke vazhduar të shqyrtojë të gjitha aplikacionet ashtu që të rimbursojë mjetet për të gjithë qytetarët, të cilët kanë respektuar procedurat e parapara me vendimin shpjegues publik Nr. 02/2015 dhe fletëpalosjen ”˜Udhëzues për dorëzimin e plikove me kuponë fiskal…’, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Nje llogari e thjeshte thote se cdo qytetar ne Kosove eshte rimbursuar, per shkak te kuponave, mesatarisht 17 Euro!

Ne Shqiperi, loja promocionale e Vitit te Ri (mbyllet ne 31 dhjetor 2015) ben fitues 511 vete. I pari merr 10 milione leke, 10 te tjere nga 100 mije leke, 200 te tjere nga 15 mije leke dhe 300 te tjere nga 10 mije leke (leke te reja, sigurisht). Per Vitin e Ri duhen bere ca shpenzime dhe ai qe ka fatin e lojes e mbulon nje pjese nga loja promocionale. Lere pastaj per ate qe fiton 10 milione!

Por kjo as qe ka te beje fare me antiinformalitetin tone dhe ate te Kosoves, mjafton qe te krahasosh me nje klikim aktet ligjore te Kosoves dhe te Shqiperise!

Nganjehere, te ngeshmit kerkojne te krahasojne “te pakrahasueshmen”, sikunder thuhej dikur!

Pra, me thjesht lotaria e kuponit eshte gje tjeter (pak me vone do te jete i plote informacioni per te) projekti i kuponave ne Kosove eshte gje tjeter dhe Loja Promocionale e Kuponit Tatimor ne Shqiperi, eshte akoma me shume gje tjeter! Sa per sqarim!

Share: