Mimoza Kociu: Dita Nderkombetare kunder Korrupsionit sot. Kjo eshte logoja e ketij viti. “The 2015 joint international campaign focuses on how corruption undermines democracy and the rule of law, leads to human rights violations, distorts markets, erodes quality of life and allows organized crime, terrorism and other threats to human security to flourish.” UN.
Anisa Ymeri: Hapet ankandi për kastravecin që duhet te jetë fiks 136 mm. A mortja!!!
Lutfi Dervishi: Gjithe këto ujq dhe nuk ka mjegull…Të gjithë i ka zënë frika.. Shitësit kanë frikë se nuk do kenë klientë në dyqane! Biznesi ka frikë se bankat nuk do të japin kredi! Ambasadorët kanë frikë se nuk do të votohet reforma në Drejtësi! Qeveria ka frikë se po mbarohen konçesionet…Avokati Popullit ka frikë se po i ikën populli në Gjermani!
Jani Marka: Pra, e thene shkurt, qe te marresh burse sipas kriterit ekonomik, ose duhet te jesh i keputur fare nga gjendja ekonomike, ose te jesh mashtrues.
Edgar Frasheri: Dita Nderkombetare e Luftes kunder Korrupsionit – sot. “Nje kancer i demokracise qe godet me te dobetit (e me te pafuqishmit).”
Zef Preci: PERSERI DYSHIME PER KONCESIONET NE PASURINE ME TE RENDESISHME NATYRORE TE VENDIT: NXJERRJEN E NAFTES…
Ne fakt, nga menyra se si jane qeverisur dhe qeverisen pasurite e vendit, veshtire te ndodhe ndryshe… Keto pasuri u jepen kompanive te huaja (kryesisht of shore ose fantazem apo qe krijohen thjesht per te shfrytezuar keto pasuri) dhe partnereve te tyre vendas me procedura jo transparente, larg syve te publikut… Marreveshjet koncesionare as qe diskutohen gjekundi por mbyllen ne nje qark te ngushte njerezish e votohen nga qeveria dhe Kuvendi pa u diskutuar, madje edhe ne kundershtim me Kushtetuten vetem ne gjuhen Angleze, askush nuk ka dijeni rreth kushteve te ketyre kontratave, gje qe le shteg per vendosjen ne pozita inferiore te interesave te pales Shqiptare. Per me teper qe menaxhimi i ketyre pasurive qe ne pergjigje te krizes ne vende te ndryshme po ndjekin rrugen e kundert dmth po shtetezohen, i eshte lene nje shoqerie publike Albpetrol, duke mbajtur gjithcka larg syve te publikut. Merret me mend lehte se menaxhimi i kesaj shoqerie as i ka shpetuar dhe as i shpeton as sot politizimit dhe per rrjedhoje as venies se “arit te zi” te vendit ne dispozicion te lobeve te biznesit vendas e te huaj me lobim te forte politik… Mjafton te lexohen raportet e KLSH te dy dekadave te fundit per te kuptuar se si eshte menaxhuar e menaxhohet Albpetroli dhe nga ky i fundit kerkimi dhe shfrytezimi i rezervave te naftes qe disponon Shqiperia (rreth 40% e rezervave te Ballkanit dhe nje nder vendet me te pasura me nafte te Europes)… Nuk eshte sekret te shtohet edhe nje e dhene tjeter: qysh para pese vitesh e sot e kesaj dite, KLSH i eshte refuzuar nga drejtuesit e Albpetrolit njohja me dokumentacionin perberes te marreveshjeve koncesionare. Madje kjo nuk u be e mundshme, ne mos gaboj vitin e kaluar, as mbas denoncimit te rastit ne organin e akuzes… Merret me mend se ky menaxhim nga qeverite shqiptare i naftes, ketij burimi shume te rendesishem per sigurimin e te ardhurave te nevojshme per zhvillimin ekonomik e shoqeror te vendit, fsheh interesa te medha financiare, e pse jo edhe politike, interesa qe ne cdo rast nuk shkojne ne favor te qytetareve shqiptare… Dmth ka vend per dyshime te bazuara per interesa korruptive dhe klienteliste qe kalojne mandatin e nje qeverie, por qe per ironi te fatit “respektohen” nga qeveria pasardhese, madje edhe perseriten apo vijojne ne te njejten udhe…