Home KRYESORE Çfarë bëre për Dibrën në 8 vite që kritikon Edi Ramën? Berisha...

Çfarë bëre për Dibrën në 8 vite që kritikon Edi Ramën? Berisha i përgjigjet publikisht qytetarit

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur publikisht një qytetariiI cili e pyet se çfarë bëri ai në 8 vite që ishte në pushtet për Dibrën që kritikon Edi Ramën.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha i shkruan qytetarit se nihilizmi I tij nuk e ndihmon, ndërsa poshte i rreshton listën me investimet e kryera në harkun kohorë prej 2006 deri në 2013 nga qeveria e tij kur ishte në pushtet.

Në fund Berisha thekson se nevoja për të bërë më shumë ishte e madhe, ndërsa për t’i kujtuar diskriminimin racist sipas tij të Ramës ndaj Dibrës fton qytetarin të kujtojë se çfarë investimesh ka bërë ai në Peshkopi.

STATUSI I BERISHËS:

Pergjigje z. Tahir Korabi!

Te dashur miq, zoti Tahir Korabi ne mesazhin e tij shkruan: “pershendetje z Berisha keni qene 8 vite ne pushtet dhe çfar bere ti dhe qeveria jote per Dibren qe sot kritikon Edi Ramen.Asgje!”

Me kete rast z. Korabi, me duhet qe para se ti pergjigjem pyetjes tuaj, te theksoj se nihilizmi juaj nuk te ndihmon.

Kurse lidhur me pyetjen tuaj, ketu me poshte keni listen e investimeve lehtesisht te verifikueshme qe qeveria ka bere ne qarkun e Dibres ne vitet 2006-2013! sb

INVESTIMET NE QARKUN DIBER
• Ne vitet 2005-2013 ne qarkun e Dibres u investuan 490 milion euro me te cilat

jane ndertuar 800 km rruge.

  • 80 sisteme ujesjellesa e kanalizime, kane perftuar 72 mije banore,
  • Ne aresim jane ndertuar 92 shkolla e kopshte nga te cilat 30 krejtesisht te reja me mbi 1 miliard leke investime,
  • Per here te pare dibranet kishin Universitetin e tyre ( 2000 studente ) te cilin ne akt urrejtje ua mbylli Edi Rama
  • Ne shendetesi jane ndertuar 80 objekte nga te cilat 44 objekte te reja si dhe pavionet e Spitalit rajonal. Ne proces ishin 970 mije euro per rikostruksionin, modernizimin e sektorit si dhe telekomjekesine. Investimet ne shendetesi keto kater vite jane zero.
  • BUJQESIA Janë subvencionuar 2400 ha dru frutor duke cuar ne 24 mije ton prodhimin e tyre si dhe ne 2600 numrin e fermereve qe moren keto grante
    Pemtarise i janë shtuar dhe 300ha me arrore dhe 25 ha me bime mjekesore (sherbele, terfil i kuq dhe shpatore),
    Jane shtuar me 300 ferma te reja dhe 220 firma agroperpunuese
    qe punesojne mbi 2 000 persona.
    Jane investuar 1.4 miliard leke ne sistemin e vaditjes , mbrojtje, kullimit si dhe ndertimin e 5 tregjeve agro industriale.
  • Ne energjetike jane kontraktuar dhe po ndertohen 80 HEC-e lokale me fuqi 290 MGË dhe prodhim e energjie 1400 GËh me perspektive punesimi mbi 5000 punonjes.

Numri i te punesuarve ne 8 vjet 2005-2013 ka arritur ne 9000 persona ne 4 vitet qe vijne do te shkoje derin ne 18 mije persona.

Numri i bisneseve eshte rritur me 1210 bisnese duke arritur ne 3140 bisnese nga 1930 ne vitin 2005

Disa rruge kryesore te ndertuar ne Diber:

Rruga e Arberit(ndertuar 32 km gjer tek Ura e Vashes),rruga Kukes – Peshkopi, rruga Diber – Librazhd ne rindertim e siper , rruga Rreshen Urake dhe rruga Milot – Bulqize (rikonstruksion)po e shndrojne Dibren ne qender rajonale.

Kukes- Peshkopi 64 km
Peshkopi – Librazhd 58km
Ure e Cerenecit – Bllate 17 km
Burrel – Klos – Bulqize – Maqellare 61km
Shkopet – Ulez – Burrel 20km ( me te cilen Rama u tha sot miremengjes qytetarve
Gryke e Gobenit – Perroi Kapsit- Sllove 22 km
Urake – Ure e Shoshajve 13km
Vlashe – Vasi 12km
Ure e matit – Lis 9km
Peshkopi – Zerqan 6.5 km etj​

Rrethi Mat

Ne keto vite ne Burrel, Klos, Gurre, Baz, Komsi, Macukull, Lis, Rukaj, Xiber, Ulez, Suc jane ndertuar:
• mbi 300 km rruge.
• 45 Qendra Shendetsore e Ambulanca,
• 32 Shkolla,
• 28 Ujesjellesa e KUZ
• Jane subvencionuar mbi 570 fermere dhe mbjelle 240 ha toke me ullinj, dru frutor, sera e vreshta.
• Jane ne ndertim Mbi 80 HEC –e ne Mat , Bulqize e Diber me fuqi 290 MGË dhe prodhim e energjie 1400 GËh me perspektive punesimi mbi 5000 punonjes.

  • Numri i bisneseve eshte dyfishuar duke arritur ne 1060 bisnese nga 590 ne vitin 2005.
    Jane ndertuar rruget per ne :Rukaj, Macukull, Klos, Gure, Baz, Sic, Komsi
    apo segmentet rrugore si :
    Ura e Matit Lis; Shkopet- Ulez – Burrel; Milot – Burrel – Klos ; Urake – Ura e Shoshajve etj.

Ne ato vite ne Burrel, Klos, Gurre, Baz, Komsi, Macukull, Lis, Rukaj, Xiber, Ulez, Suc jane ndertuar:
• mbi 300 km rruge.
• 45 Qendra Shendetsore e Ambulanca,
• 32 Shkolla,
• 28 Ujesjellesa e KUZ
Numri i bisneseve eshte dyfishuar duke arritur ne 1060 bisnese nga 590 ne vitin 2005.
Jane ndertuar rruget per ne :Rukaj, Macukull, Klos, Gure, Baz, Sic, Komsi
apo segmentet rrugore si :
Ura e Matit Lis; Shkopet- Ulez – Burrel; Milot – Burrel – Klos ; Urake – Ura e Shoshajve etj.

Duke renditur keto investime dua te theksoj se:

Nevojat per investime ishin edhe me te medha per qarkun e Dibres por jete katervjeçar investimet ne kete qark dhe ne tre qarqet e tjera te veriut ishin 15 deri ne 25 here me te ulta se ne qarqet tjera.

Per t’u bindur per kete diskrimin racist te ketyre qarqeve nga Edi Rama, ju ftoj te kujtoni pak se çfare investimesh publike jane bere keto kater vite ne rrethin tuaj te Peshkopise. sb

Share: