Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Sheshi i Xhandarkës dhe Shqiperia… Nga Ylli Dylgjeri

Sheshi i Xhandarkës dhe Shqiperia… Nga Ylli Dylgjeri

Diku në një nga qendrat e Berlinit, në mes të një piace historike ndodhet “Sheshi i Xhandarkës”. Historianet tregojnë se ky shesh ka shërbyer në fillimet e shekullit të shkuar si vendi ku bliheshin xhandarë nga autoritetet gjermane.

Pra nje treg Xhandaresh. Xhandaret bliheshin kryesisht nga Belgjika, vend i njohur për shkollat e policimit modern europian.

Mu kujtua ky Shesh sot kur degjoja nje lajm se se fundi ne Tirane mbriti edhe nje kontigjent nga xhandarmeria franceze.

Keshtu bashke me oficeret federal amerikane, te FBI, policisë italian, guarda di financa etj, trupës investiguese policore iu shtua sot dhe xhandarmeria franceze.

Tashmë bashke me strukturen policore shqiptare kemi edhe nje trupe policiore multinacionale ne funksion te luftes kunder krimit të organizuar apo Mafias shqiptare që vazhdon të trafikoje drogë, armë, te vrase me tritol, duke e mbajtur vendin serisht ne panik dhe në fokus të axhencive prestigjioze te lajmeve.

Thënë ndryshe, vendi sot është kthyer në një shesh xhandaresh që ende s’po vene ne zap krimin shumedimensional.

Ndryshimi me “Sheshin e Xhandarkes” berlinez, te shekullit te kaluar qëndron se xhandaret nuk po i bleme me paratë e buxhetit. Europa serisht po ben donacione, por tashme me Xhandare.

Nje perpjekje e rradhes per ta kontrolluar kete vend te dobet, qe kërkon antarësimin drejt BE-së

Share: