Home KRYESORE Sherr në një loto në Tiranë, i moshuari plagos me thikë një...

Sherr në një loto në Tiranë, i moshuari plagos me thikë një 53-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 71-vjeçar ka plagosur me thikë një burrë me iniciale Z.G, 53-vjeç.

Siç bëhet me dije nga policia, ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh në rrugën “Ndre Mjeda”, ndërsa i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Blutë e Tiranës nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivin e ngjarjes, ndërsa 71-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Share: