HABERET E MITRO CELA
Ne ishim dhjetë. Të gjithë me lugë në brez.
– Hani, pini mos kurseni,- tha dollibashi.- Paguaj unë, se kam qënë bodigard ministri…që bënte më shumë tendera se sa punëra qeverie… Dhe ha…ha e ku…ku! Pse e mbaja unë në qafë ministrin? Sepse unë paguaja dreka e darka, kur ministri me familje bën xhiro nëpër Evropë.
Në tavolinën përballë qëndronte një djalë I ri. As hante e as pinte: Vështronte bodigardin tënë!
-Po ky djalka kush është, – pyeta unë.
-Është bodiagardi im, – tha ish bodigardi I ministrit!-…Mos kujto Mitro Xhani, se jeta e ministrave, vlen më shumë se jeta ime! Ministri im shfrytëzonte pushtetin për t’u dhjamur! Unë kam rrezikuar jetën për t’u pasuruar! Tani rrezikoj paratë për të garantuar jetën…
Kush ka bakërr në kohë le të kqyrë listat e deputetEve. Nja 7-8 janë milionerë. Po të gërmosh në historinë e tyre, del se e kanë nisur zanatin si bodigardë…
…Se fjala nxjerr fjalën. Viti 1993. Ministër i Rendit Agron Musarai. Mbi tavolinë një CV Ishte edhe oficer edhe bodigard. Nuk kishte lënë diplomë pa marrë. Jurist. Ekonomist. Shkolla policie…I mungonte vetëm deftese e shkollës 9 vjeçare…Ja thanë faktin djalit, me shumë takt…
Një javë më vonë u dogj shkolla e fshatit?!…Kupton, mo i nderuar këndonjës…