Home KRYESORE Fotot/ Rama drejt Beratit, trajleri i përplas makinën e eskortës

Fotot/ Rama drejt Beratit, trajleri i përplas makinën e eskortës

Një nga makinat e Gardës që ishte  pjesë e eskortës së kryeministrit Rama që po shkonte drejt Beratit, është aksidentuar gjatë rrugëtimit.

Burime për News 24 pranë Gardës së Republikës, bëjnë me dije se një trajler i ka prerë rrugën njërës prej makinave të eskortës.

Për fat të mirë nga ky incident, nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Sipas ekspertizës fajin për përplasjen e ka pasur trajleri i cili ka hyrë në mënyrë të gabuar, pranë fshatit Gosë të Kavajës.

Më herët lajmin e dha nëpërmjet qytetarit dixhital, ish kryeministri Berisha./opinion.al

 

Share: