Home KRYESORE Alida Hisku surprizon shqiptaret përtej “Shqiptarja.com”…!

Alida Hisku surprizon shqiptaret përtej “Shqiptarja.com”…!

Rinia e viteve 80′ kujton me nostalgji zërin e Alida Hisku e cila për atë brez ka mbetur një monument i muzikës ndonëse ajo ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena. Hisku jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, autoren e një libri që nuk është më në treg, kurajozen, njeriun e dashur e shumë punëtor- thote Shqiptarja.com.

Ne Gjermani e njohin me emrin “Die albanische” (Shqiptarja) kur ajo prezantohet me humanizmi i një shqiptareje, që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare. Besoj te gjithë e mbajmë mend si Alida Hiskut u ngjit në festivalin e këngës në RTSH në moshën 14-vjeçare, ku këndoi këngën e heroinës Shkurte Pal Vata. Pa kaluar asnjë grimë adoleshence mirëfilli, artistja u rrit para-kohe. Por ndersa ndërtohej socializmi dhe ajo do kapërcente çdo sfidë dhe në moshën 23-vjeçare, ajo arrestohet për tu rritur tashme ne pikëpamje humaniste, jo artistike. Ditari i një vajze të re, që trishtohej për skamjen e fshatarëve në socializëm, bie në duart e Sigurimit të Shtetit dhe këtu ka nisur kalvari më i rëndë i jetës së saj, plagosja, të cilën ajo mundohet ta harrojë sot, duke rilindur jetën e saj, sigurisht ne moshe krejt tjetër nga ajo kohe.

Ndërsa kengetarja pyetet për debat ne raport me lidhjet e artistëve me Sigurimin e Shtetit, ajo surprizon se askush tjetër lexuesit e gazetës dhe te gjithë shqiptaret duke qartësuar qe edhe tashmen e sheh te ngjashme me te shkuarën:

“-Unë nuk mund të flas sot konkretisht, sepse po ai sigurim që ka qenë atëherë, është edhe sot. Atëherë ishte një sigurim që shfrytëzohej prej pushtetit, sot shfrytëzohet prej lekut. Të njëjtat gjëra bëhen edhe sot. Por sot ndryshe nga e kaluara, shumë gjëra tani kanë dalë sheshit, por pjesa më e madhe e infiltrimit bëhej fshehtas, siç bëhen shumë gjëra fshehtas edhe sot…

Por duhet të them këtë gjë, që këngëtaret që kërkonin karrierë që e që nuk ishin të gjithanshme, ata që nuk ishin të sinqertë në krijimtarinë e tyre si artistë, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve. Por unë nuk kisha asnjë ndjesi të tillë, që të intrigohesha në këtë gjë.

Unë besoja tek vetja, punoja fort. Arritjet e mia rrodhën natyrshëm. Këto arritje mbase u vranë sytë atyre që ma bën këtë, që më kallëzuan se çfarë shkruaja në një ditar që e kisha shumë personal. Isha një vajzë e re që sipas kërkesave të kohës, isha këngëtare shumë popullore, isha punëtore, anëtare partie dhe të gjitha këto i kisha arritur në moshën 23 vjeçe. Mbase u vrau sytë gjithë kjo arritje, siç konsiderohej në atë kohë. Ishin tre vetë ata që ma bënë këtë. Kanë qenë nga Vlora, tre artistë që ishin në Shkollën e Partisë.”

Share: