Home I pakategorizuar Ruby Rose: Të lutemi edhe për Sirinë dhe Libanin…

Ruby Rose: Të lutemi edhe për Sirinë dhe Libanin…

Nga nje here artistet tregohen me te matur politikisht se qeveritaret.

Një modele australiane ka shkaktuar shumë zemërim online, pasi kërkoi që të luten për të gjithë botën, jo vetëm për Parisin. Ruby Rose tha se duhet të luten edhe për Sirinë dhe Libanin, pas bombardimeve atje. Por ajo u kritikua pasi komentuesit thanë se po tregon mungesë respekti për ngjarjet e Parisit. Disa të tjerë thanë se ajo po kërkon të tërheqë vëmendjen nga ajo që ndodhi në Francë.

Pas kritikave, Rose tha: “Po them që bota është e gjitha në telashe. Terrorizmi është lëshuar kudo. Dashuria nxit dashuri, urrejtja nxit urrejtje. Zemra dhe dashuria ime shkon për Parisin dhe kudo që ka nevojë sot. Ditë e trishtuar,” tha Rose dhe ky duhet te jete mesazhi politik i cdo qeverie perendimore qe te luftohet terrorizmi i cili nuk ka te beje me kombet dhe shtetet dhe as me Islamin i cili eshte pjese e shume prej viktimave individe, apo kombe e shtete. Lufta duhet kryer kunder frikes qe deshiron te imponoje terrori ndaj nesh, te gjitheve pa dallim!

Share: