Home KRYESORE KJO ESHTE EDHE LUFTA JONE!

KJO ESHTE EDHE LUFTA JONE!

Nga Tritan Shehu

Dje Zj. Merkel deklaroi qartesisht se kjo nuk eshte lufta e Parisit apo Frances vetem, por eshte lufta e te gjithe Europes. Ne fakt kjo eshte lufta e te gjithe njerrezimit, e te gjithe atyre qe aspirojne ne vlera e demokraci per te mbijetuar ndaj nje agresioni barbar, i pa pajtueshem qofte dhe me natyren njerrezore ky. Tashme cdo dite e me shume ketu po behet fjale per nje beteje per “jete apo vdekje” midis jetes me te gjtha “ngjyrat” e saj dhe vdekjes apokaliptike.

Ne fakt jemi perballe nje rreziku te madh, te ngjashem me ate qe kaloi njerrezimi mbare kur u ballafaqua me te keqijat e medha si nazizmi, fashizmi, komunizmi. Dhe ato te keqija u mposhten vetem atehere kur u bashkuan ngushte tere forcat antifashiste ne Luften e Dyte, apo ato demokratike ne Luften e Ftohte, kur ne te dy rastet ShBA moren dhe realizuan rolin e tyre lider ne bote, kur u veprua energjikisht e konkretisht.

Dikush shprehej para disa ditesh se ketu kemi te bejme me nje lufte ideologjike. Deri ne nje nivel kjo ben sens, por te mos harrojme se nazizmi u mund, qofte dhe ideologjikisht, kur ra Berlini, se komunizmi u varros kur ra Muri i Berlinit. Per me shume tashme duhet pranuar se ketu kemi te bejme me nje lufte shume me teper se ideologjike. Kemi te bejme me nje lufte totale, ideologjike, politike, ekonomike, ushtarake, grupesh kriminale, frontale e guerilase, pra shume me te gjere se sa mund te duket ne siperfaqe. Tashme kemi te bejme me nje lufte qe nuk ka vetem nje vije fronti, nuk njeh kufi, qe nuk ka skrupuj e limite perpara veprimeve monstruoze te perdorura. Ne fakt kemi te bejme me ate qe Papa Francesko do ta quante mbi nje vit me pare, me Luften e Trete Boterore te fragmentuar. Dhe pikerisht kjo lufte e trete do nje pergjigje si per nje lufte boterore.

Fatkeqesisht ne te gjithe keto vite te kesaj ofensive te ISIS apo te mekanizmave te tjere te ngjashem, pergjigja e demokracise nuk ka qene adeguate, ka qene parciale, e “pergjumur” dhe aspak jo ne proporcion me veprimet kriminale, genocidin e aplikuar, terrorin e pa shembellte, teritoret e pushtuara, me rrezikun real. Kjo ka filluar keshtu qe nga e ashtuquajtura “tolerance” ndaj atyre si individe apo institucione, qe predikojne e shperndajne ide te tilla fondamentaliste, ekstremiste, nen petkun e islamizmit, por qe ne fakt nuk kane asgje te perbashket as me ate e as me interesat, aspiratat e vete muslymaneve ne mbare boten. Me tej kjo ka vazhduar me mungesen e nje unitetit ne veprim, me timiditetin e reaksioneve, me mos nderhyrjen ushtarake te vertete ne epiqendrat e ketij terrorizmi, me terheqjet nga territoret e pa stabilizuara etj etj. Pasoja, ky agresion po i godet tashti te gjithe, pa dallim feje, race, gjeografie, kombesie etj. Ai po godet qe prej Nju Jorkut te 11 shtatorit, tek malet e Afganistanit, territoret e Irakut, Sirise e Libise, Somalise, Sudanit, qiejve te Sinait, rrugeve te Libanit e Izraelit etj, tek territoret e Europes, deri mbreme ne Paris.

Te ipet pershtypja sikur po shikojme nje film historik te kaluar, te viteve 30 e fillimit te 40-tes, me iluzionet e atehereshme ndaj Hitlerit, hezitimet ndaj tij, perpjekjeve per ta “zbutur” apo mbajtur larg ate prej “oborrit” tend, ndersa ajo kuceder rritej, forcohej, zgjerohej per te ndezur me tej ate zjarr gjigand ku u dogjen se paku 40 milion njerrez. Dhe ne fund te fundit ai rrezik u eliminua ne radhe te pare me forcen e armeve, ajo ideologji u shkaterrua se pari jo ne salla leksionesh apo ne biblioteka, por ne fushen e betejes. Sepse ajo ideologji, njelloj si dhe ekstremizmi islamik sot, mbeshtetej mbi forcen, dhunen, terrorin, indokrinimin e thelle, jo mbi logjiken e aresyen.

Ne fakt nga kjo e keqe e madhe tashme askush nuk mund perjashtohet. Ajo ka goditur e eshte prezent edhe te ne, ne vendet e Rajonit tone, ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni etj. Deri me sot vertet nuk na ka agresuar me bomba ne teritorin tone, por e ka kryer kete duke rekrutuar nepermjet individeve apo strukturave kriminale te saj tek ne, disa dhjetra e dhjetra te rinj shqiptare, per t’i kthyer ne makina vrasese diku larg. Mos te kemi iluzione, keta kriminele apo struktura te tilla mund te bejne te njejten gje edhe brenda nesh neser, ashtu si e kryejne ate me cinizem sot mijera kilometra larg. Pra ne te vertete edhe ne jemi pjese e kesaj lufte tashme.

Parisi mbreme u pergjak. Ne fakt u pergjakem te gjithe. Neser nqs nuk do te dilet nga kjo apati pergjakja do te arrije fizikisht brenda “oborrit” te secilit qe aspiron, perpiqet, punon per nje shoqeri te lire, pa disikriminim, pa shtypje, demokratike, te hapur. Do te arrije jo vetem ne krejt Europen, ShBA, vende te Azise, por dhe ne Australi, Kine, Rusi etj. Dhe kjo e keqe e perbindeshme nuk prek vetem ata qe mbajne arme, ata qe udheheqin, kjo godet kudo, duke filluar nga nxenesit e shkollave, te vajzat e mitura, te arsimtaret, mjeket, turristet, gazetaret etj etj, te gjithe ata qe duan te shikojne drite e jo te jetojne ne erresire.

Le te shpresojme se viktimat e mbremeshme ne Paris nuk do te veniten ne asgje. Se humbja e tyre do te ndihmoje per te ndergjegjesuar te gjithe se pasiviteti te con ne fatalitet, se neser do te jete shume me e veshtire, ashtu si sot eshte me veshtire se dje per te perballuar kete “perbindesh”, qe po kercenon njerrezimin mbare, vlerat, historine, moralin, traditat, besimet fetare, te ardhmen e tij.
Ndoshta Parisi do te sherbeje per ShBA dhe BE si dikur Pearl Harbor-i qe shkundi Washingtonin nga iluzionet e pergjumja e tij , duke e sjelle ne realitet, per te marre ate rol, ato pergjegjesi qe askush tjeter nuk mund t’i merte atehere, ashtu si dhe nuk mund t’i marre perseri sot ndaj rrruzullit tone. Ne te vertete edhe nqs dikujt tjeter do t’i krijoheshin hapesirat per nje rol te tille lider, pa asnje dyshim ai do te luhej ne menyre te deformuar, dhe perfundimet, qofshin keto dhe nje fitore ushtarake ndaj ketij ekstremizmi e terrorizmi do te ishin te deformuar, duke u dashur kohe me tej per tu korregjuar. U deshen reth 50 vite per te korregjuar pasojat negative qe la Lufta e Dyte me kampin komunist te krijuar atehere, kjo edhe prej iluzioneve, hezitimeve, mos bashkimeve qe perjetuan per disa vite resht vendet demokratike, perballe rrezikut e zgjerimit nazizist.

Lufta e sotme definitivisht tashme eshte lufta e te gjitheve se bashku, eshte lufta e demokracise ndaj erresires, per te sotmen dhe te nesermen.

Share: