Home KRYESORE HISTORI QË PËRSËRITEN, NERITAN CEKA 25 VITE ME PARE E JU TANI!

HISTORI QË PËRSËRITEN, NERITAN CEKA 25 VITE ME PARE E JU TANI!

Nga Dritan Kanapari

●E mbaj mend si sot ditën kur u përmbys busti i Enverit dhe u terhoq zvarrë. Po para se të shkonim tek busti: a ju kujtohet ky thinjoshi, me megafon, hipur mbi një veturë, që i bënte thirrje turmës së revoltuar: “mos shkoni tek blloku, kthehuni tek sheshi, te rrezojmë monumentin .. unë jam Neritan Ceka, ju bëj thirrje.. të shmangim gjakderdhjen..”, i cili edhe sot krenohet nëpër intervista duke deklaruar se ai bëri një veprim “spontan” duke “shmangu gjakderdhjen” ..
Jo..!! Neritani allas “Arkeologu”, ishte me mision special nga byroja politike për të shpëtuar kokat e udhëheqjes së inkriminuar: që të devionte turmën e zemëruar.. dhe ja arriti qëllimit..!!

Turma e kishte të qartë drejtimin e tyre, byroistët kishin bërë gati helikopterët dhe valixhet për tu larguar nga vendi nëse turma do të sulmonte bllokun apo udhehëqjen. Ata nuk do guxonin kurrë të qëllonin mbi popullin sic bërtiste Neritani-Arkeologu, sepse e kishin para syve përfundimin e Causheskut në Rumani që e bëri atë gabim. Ata do të largoheshin nga Shqipëria si hajdutë dhe kriminele dhe shqiptarët do të shpëtonin njëherë e përgjithmone nga metastazat e perandorëve të kuq që komandojnë vendin ende sot.. dhe do të quhej një kapitull i mbyllur.

●Sot, mbas 25 vitesh, para syve të mi, mu paraqit i njejti skenarë, (uroj që ishallah të jemë i gabuar në krahasim e qëllim)..

Njerëzit kishin ardhur për revolucion, për të rrethuar kryeministrin dhe bllokmenët e rinj, që t’i detyronin të merrnin edhe këta ashtu si baballarët helikopterët dhe valixhet, ndërsa dikush, i bën thirrje se turma të zhvendoset nga “blloku”, tek Monumenti (bunkeri)..

PS: A nuk ju duket edhe ju si një skenarë i ngjashëm shpëtimi?

Share: