Home KRYESORE Zoti kryeminister duhet ndjese e plote dhe me vepra!

Zoti kryeminister duhet ndjese e plote dhe me vepra!

Nga Romeo Gurakuqi

Ndjesa e pare pranohet dhe i hape rrugen shume kerkesave per falje e korigjime te tjera, qe duhet te ndodhin, SOT Zoti Kryemnister. Neser do te jete shume vone: ne qofte se reflektimi i njimendte vonon.

Nga njera ane ju i nderuar Kryeminister keni kerkue falje dhe keni bere nje shpjegim te hollesishem mbi nje te vertete te hidhur, keni aprovuar nje Ligj per hapjen e dosjeve qe nuk e beri ne 25 vite askush tjeter veprues, keni ndertuar nje komision per gjetjen e 6000 te zhdukurve nga diktatura, keni kompensuar mire dhe qarte nje pjese te ish persekutuarve politike; Ne anen tjeter ekipi i drejtuar nga ju ka zhveshur nga administrata e larte e Shtetit ” Shqiperine Liberale e jo komuniste”, te gjithe pasardhesit jo puthadore te Shqiperise asnjanese dhe femijet e te persekutuarve politike, Keni krijuar dhe vazhdoni te mbani ne Qeveri nje kompozite te pabalancuar, keni ndertuar nje perfaqesim ne diplomacine shqiptare teresisht te perzgjedhur me kujdes biografik, keni ndertuar borde drejtuese ne te gjitha ministrite duke shmangur specialistet dhe duke vendosur pergjithesisht intelektuale militante, te brezit te vjeter ose besnike te rinj; vazhdoni emerimin nga Qarku i familjes te ish nomenklatures, ne drejtimin e doganave regjionale, ministrine e puneve te jashtme e kudo.

Shihni emerimet ne ministrine e puneve te jashtme: Serish nje emerim brenda ‘familjes”: Syri online njofton: ” Vajza e Ismail Leshit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë socialiste të vitit 2000 dhe mbesa e Haxhi Lleshit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në periudhën 1953-1982, Ravesa Lleshi është propozuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që të jetë ambasadore e Shqipërisë në OSBE në Vjenë”. Eshte nje nga qindra emerime te ketij lloji.

Shqiptaret prisnin te mbylleshin zyrat e punesimit politik ne rajonet e Tiranes dhe te clirohej biznesi nga trysnia qe te hapte vende pune. Nderkohe Pandeli Majko me shoke e shoqe, vazhdojne te presin cdo te merkure, ne selite rajonale, militante me dosje, te gatshem per punesim politik. I shoh cdo te merkure poshte pallatit ku banoj ne Tirane: trishtim, mjerim, kthim mbrapa ne kohen e Frontit Demoklatik. Nje liste e tere diskretituese doli se fundmi, mbi domenet e punesimit te deputeteve te fuqishem te PS, dhe Kryeministri ime ende nuk ka kerkuar falje per kete dhe nuk ka shkarkuar askend qe mban pergjegjesi.

Falja e pare pranohet dhe i hap rrugen shume faljeve te tjera ne radhe dhe korigjimeve ne perberjen e qeverise, ndryshimeve ne administraten e larte, ndryshimeve ne diplomaci dhe ne drejtimin e Ministrise se Puneve te Jashtme. Duhet nje reflektim shume, shume me i thelle nga ana e Kryeministrit. Duhet nje sistem qe askush nuk duhet persekutuar tash e mbrapa, perfshire edhe te emeruarit Tuaj i nderuar Shkelqesi. Shqiperia eshte e te Gjitheve dhe juve ju takonte ta krijonit se paku imazhin e nje Shqiperie Gjitheperfshirese, Zoti Kryeminister. Dhe ju ende nuk e keni bere. Madje ka ndodhur e kunderta qe skishte ndodhur asnjehere

Share: